• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria në “përvëlim”, nis e hëna me 40 gradë”, meteorologia: Ja si do të vijojë java

by A R
29/06/2026 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e një vale të fortë të të nxehtit, me temperaturat që këtë të hënë arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit. Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja, njoftoi në Dita Jonë se nga dita e martë pritet një rënie graduale e temperaturave dhe një paqëndrueshmëri më e madhe e kushteve atmosferike.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në Shkodër, Elbasan, Berat, Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. Edhe bregdeti do të jetë nën ndikimin e vapës, ndërsa edhe në zonat malore temperaturat do të mbeten gjithashtu të lartaC.

“Sot ne presim një maksimum sërish rreth 40 gradë celcius. Kjo kryesisht në Shkodër, Elbasan, Berat, pra Elbasani dhe Berati është shumë pranë 40°, ndërsa Shkodra 40 ose lehtësisht mbi 40°CUS, situatë e cila do të përmirësohet gradualisht. Bregdeti paraqitet i nxehtë në veriperëndim, pra Durrësi dhe gjithë brigjet e Adriatikut nga Durrësi deri lart në Velipojë. Ndërsa më i freskët bregu i Jonit me 35°C. Edhe në zonat malore sot me gjithnjë rënie prej 1 gradësh maksimumet qëndrore mjaft të larta. Kemi maksimume më të ulëta, pra më freskët mesdita e sotme në juglindje të vendit, ndërsa verilindja vijon të jetë me temperatura të larta 34 maksimumi për Peshkopinë, ndërsa 36 dhe 37 paraqitet Kukësi dhe Hasi. Temperatura këto ekstremisht të larta për në ditët e fundit të qershorit”, tha Porja në Dita Jonë në A2 CNN.

Meterologia e A2 CNN tha se nga pasditja e së martës do të ketë rrebeshe dhe ulje e temperaturave.

“Nga dita e nesërme kemi një rënie të lehtë të vlerave termike dhe kështu në vijim deri në fundjavë deri ditën e enjte kur presim që maksimumi të jetë rreth 34-35 gradë celcius. Ndërsa kemi rrebeshe nga pasditja së martës dhe ne vijim thuajse çdo pasdite në gjysmën lindore të vendit. Shumë më pak në bregdet. Kemi paqëndrueshmëri të kushteve të motit gjatë passiteve dhe më pas kthjellohen kushtet e motit në mbrëmje. Rrebeshe afatshkurtra gjatë pasditeve. Rrebeshe tipike të ditëve të nxehta. Presim që afër fundjavës të kemi mot të freskët”, tha Porja në Dita Jonë në A2 CNN.

Meteorologia theksoi se këto temperatura janë rreth 9 gradë mbi mesataren klimatike të fundqershorit, kur normalisht maksimumet nuk duhet të kalojnë 30 gradë.

Next Post
Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In