Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka ndarë detaje nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku zhvilloi një drekë pune me të Dërguarin Special të Presidentit amerikan, Richard Grenell.
Sipas Ballës, diskutimet u përqendruan në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ndërsa ai theksoi se ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Donald Trump e pozicionon Shqipërinë në qendër të vendimmarrjes globale për çështjet e paqes dhe sigurisë.
“Konferenca e Sigurisë Mynih!
Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të inicijuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre.
Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, shkruan Balla.











