• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria në alarm nga zgjebja? Dermatologia: S’ka vend për panik, sëmundje që kurohet lehtësisht

by A R
31/01/2024 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka vend për panik në lidhje me rritjen e rasteve të infektimeve me sëmundjen e zgjebes. Kështu deklaroi në emisionin “Jetë shqiptare” dermatologia Entela Shkodrani. Mjekja u shpreh se zgjebja është një sëmundje shumë e vjetër, ku vazhdimisht ka patur raste infeksioni, por theksoi se nuk bëhet fjalë për situatë alarmante.

Shkodrani tha se ajo që është vënë re, ka qenë një rezistencë e sëmundjes ndaj medikamenteve.

“Zgjebja është një sëmundje e vjetër dermatologjike, sa vetë dermatologjia. Dermatologët gjithë jetën kanë trajtuar raste me zgjebe, ka patur gjithmonë raste sepse është një patologji e rëndomtë dermatologjike. Kemi raste me zgjebe, do ketë raste me zgjebe dhe këtu nuk ka asnjë risi dhe asgjë për t’u alarmuar. Nga fundi i sezonit veror pati rritje të numrit të rasteve, por jo në të vërtetë rritje numri të rasteve, por ajo që ne hasëm ishte në rezistencë mjeki karshi zgjebes. Pra nëse një person që mjekohet duhet të shërohet për 1 apo 2 javë. Ajo që ne hasim ishte që rastet ripërsëriteshin.

Edhe pse mjekoheshin kishin një lloj rezistence ndaj sëmundjes dhe kjo bëri që këta persona të ishin burim infektimi, por brenda familjes së tyre sepse zgjebja është sëmundje infektive në personat që jetojnë në një familje. Ti nuk e merr duke i dhënë dorën një personi. Është një nga sëmundjet më të lehta dermatologjike për t’u mjekuar. Shërohet me një mjekim. Këtu nuk ka vend për panik as për alarm, thjesht personat duhet të mjekohen. Kemi patur këtë numri e lartë për një farë kohe, tani situata është normale”, u shpreh mjekja.

Dermatologia po ashtu vuri theksin te domosdoshmëria e kurimit të të gjithë familjes në rastet kur një person infektohet nga sëmundja, edhe nëse nuk kanë shenja.

“Nuk jemi në një fazë alerti. Kemi patur disa raste që mund të vijnë edhe nga mosdiagnostikimi i hershëm. Arsyeja tjetër ka qenë rezistenca karshi preparateve që përdoren për skabjen. Duhet mjekuar mirë. Një tjetër problem që ne hasnim, edhe pse nuk kanë elemente, nëse një person ka skabjes në një familje, detyrimisht duhet të mjekohet e gjithë familja. Edhe pse nuk ka shenja, ka një periudhë inkubacioni. Asnjë alarm, asnjë panik është një sëmundje totalisht e mjekueshme”, theksoi ajo.

/a.r

Next Post
Ish-ministri i Kosovës dënohet me 3 vite e 8 muaj burg për 53 milionë euro abuzim

Ish-ministri i Kosovës dënohet me 3 vite e 8 muaj burg për 53 milionë euro abuzim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In