Shqipria ka arritur që të fitojë 3-1 ndeshjen e tretë kualifikuese twëEuropianit 2024, duelin kundër Ishujve Faroe.
Për kuqezinjtë shënuan Bajrami në minutën e 20, Asllani nv 51 dhe Muçi në minutat e fundit të takimit.
Ishujt Faroe barazuan përkohësisht në minutën e 45-të, pasi Cikalleshi humbi penallti.
Pas 3 ndeshjeve në kualifikuese, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në Grupin E me 6 pikë, 1 më pak se Çekia e vendit të parë.
Kjo falë edhe fitores 3-2 që Moldavia arriti sot ndaj Polonisë, që është një rival direkt i Shqipërisë në garën për t’u kualifikuar në Euro2024 në Gjermani.
/f.stafa