Shqipëria do të luajë në Prishtinë një miqësore me Kosovën. Pas kualifikimit në Euro 2016, kombëtarja kuqezi u ftua nga kryetari i Bashkisës së Prishtinës për të shkuar e festuar edhe me tifozët e atjeshëm.
Takimi do të luhet në nëntor dhe është vizita e parë e kuqezinjve në kryeqytetin e Kosovës që nga ndeshja e vitit 2003, me trajnerin Beppe Dossena.









