• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë virtuale të IA-së

by A R
11/09/2025 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta e njohur online POLITICO i ka kushtuar një artikull të veçantë faktit historik që Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron një ministër të Inteligjencës Artificiale (IA). Ky nuk është një ministër tradicional, por një entitet virtual i krijuar nga kod dhe piksela, i mundësuar nga teknologjia e IA-së.

Lajmin e bëri publik vetë kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Tiranë. Krahas prezantimit të anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar, Rama zbuloi emrin e ministres së re të IA-së, Diella, emër që në shqip do të thotë “diell”. Diella do të jetë përgjegjëse kryesisht për të gjitha prokurimet dhe fondet publike.

Ky zhvillim vjen pas një deklarate të Ramës gjatë verës, ku ai shprehu vizionin e tij për një të ardhme ku vendi mund të ketë një ministër dixhital, madje edhe një kryeministër të IA-së. Megjithatë, pak kush e priste që ky moment të mbërrinte kaq shpejt.

Sipas POLITICO, gjatë prezantimit të Diellës, kryeministri theksoi se ajo është “anëtarja e parë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale”. Ai shpjegoi se vendimet për tenderët do të merren nga ministritë përkatëse dhe do të kalojnë nëpërmjet Diellës, e cila përshkruhet si “shërbëtore e prokurimit publik”.

Rama siguroi se procesi, edhe pse “hap pas hapi”, do të garantojë që tenderët publikë në Shqipëri të jenë “100 për qind të pakorruptueshëm” dhe “100 për qind të lexueshëm”.

“Kjo nuk është fantastiko-shkencore, por detyra e Diellës,” u shpreh Rama, duke theksuar natyrën praktike të këtij inovacioni.

Diella nuk është një koncept i panjohur për qytetarët shqiptarë, pasi ajo tashmë fuqizon platformën e-Albania, duke u mundësuar qytetarëve aksesin digjital në pothuajse të gjitha shërbimet qeveritare. Ajo ka edhe një avatar të saj, ku paraqitet si një grua e re e veshur me kostum tradicional shqiptar. Roli i saj do të jetë vlerësimi i ofertave dhe aftësia për të “punësuar talente nga e gjithë bota”, duke tejkaluar kështu “frikën nga paragjykimet dhe ngurtësia e administratës”.

Shkrimi thekson se ky hap vjen në një kohë kur Shqipëria prej kohësh lufton me korrupsionin, veçanërisht në administratën publike dhe në fushën e prokurimeve, çështje e theksuar vazhdimisht edhe nga Bashkimi Evropian në raportet e tij.

Kryeministri Rama, i cili fitoi mandatin e katërt historik në maj 2025, me ambicien për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030, duket se po hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe transparencës së qeverisjes përmes teknologjisë.

Next Post
Do të vijnë trenat? Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Do të vijnë trenat? Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres: Dënoj sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

February 28, 2026
ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

ARRSH të hënën nis përcaktimin e afateve për ndërtimin e rrugës alternative në “Arrat e Gurrës”

February 28, 2026
“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

“Të ndalen menjëherë veprimet ushtarake!”, Kina reagon për sulmet në Iran

February 28, 2026
Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

Të “tredhësh” artin politik përmes krenarisë kombëtare

February 28, 2026
Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

Alarm edhe gjatë lidhjes LIVE! Ambasadorja Meri Kumbe: 11 shqiptarë ndodhen në Izrael

February 28, 2026
Khamenei, sekrete dhe një grusht i hekurt: Ja si e ka mbajtur pushtetin trashëgimtari i Khomeinit për 30 vjet në Iran

Khamenei është vrarë? Reagon ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse amerikanët duan të flasin me ne, dinë ku të na gjejnë

February 28, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

February 28, 2026
Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Udhëheqja iraniane të kërkojë një zgjidhje të negociuar! Jemi në kontakt me partnerët tanë

February 28, 2026
Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

Mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë! Kemi humbur kontaktet

February 28, 2026
Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

Kërkohej nga Spanja për trafik droge, prangoset 53-vjeçari në Elbasan

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In