• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria meriton më shumë/Basha publikon videon me propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen

by A M
02/06/2024 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha, një ditë pas Kuvendit Programor, ka publikuar një video me disa nga propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.

Basha përsëriti sloganin e programit “Shqipëria meriton më shumë”, duke shtuar se vendi mund të bëhet nëse ka qeverisje të mirë me prioritetet e duhura.

“Shqipëria meriton më shumë! Enkelejd Alibeaj, Marinela Ziu, Roland Bejko, Alfrida Marku, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi treguan se Shqipëria mund të bëhet, nëse ka një qeverisje të re me prioritetet e duhura në: LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT MIRËQEVERISJEN & SUNDIMIN E LIGJIT”, shkruan Basha krahas pamjeve.

Krahas vettingut të politikanëve, heqjen e imunitetit dhe mbështetjen për SPAK-un, Basha ka propozuar:

– Themelimi i njësisë së zbulimit dhe rekuperimit të aseteve dhe pasurive të vjedhura, me anë e të cilës do gjurmohen pasuritë e vjedhura nga zyrtarët e korruptuar, kudo që ato janë fshehur, brenda dhe jashtë vendit, për t’ia kthyer shtetit;

– Një tjetër risi është kthimi i KLSH-së në një gjykatë auditi, pra jo vetëm një insistucion rekomandues, por me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues për ekzekutivin;

– Po aq transformues është propozimi për ndarjen e Shqipërisë në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e BE-së, duke fuqizuar zhvillimin ekonomik të barabartë në gjithë territorin;

– Një tjetër zotim është ai për heqjen dorë nga qeveria e re e PD nga të gjitha gjyqet kundër individëve, qofshin këto për njohjen e pensionit apo të tjera, duke bërë të mundur që mijëra qytetarë që janë në gjyq me shtetin të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, që mbart mbi 25 mijë çështje të tilla, të cilat bllokojnë punën e gjyqësorit shqiptar duke vonuar kështu vendosjen në vend të së drejtës.

Next Post
Motrat Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për të ndihmuar Gazën

Motrat Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për të ndihmuar Gazën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In