• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria me numrin më të ulët të shkencëtarëve në rajon

by Java News
21/06/2019 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me efikasitet të kapitelit njerëzor dhe burimeve natyrore.

Por Shqipëria duket se edhe në këtë drejtim është shumë dobët në raport me vendet e Europës por edhe në rajon.

Shqipëria ka numrin më të ulët të personelit në fushën e kërkim-zhvillimit ( R&D) në rajon e për rrjedhojë është e fundit për sa u përket fondeve që ka përfituar nga programi europian Horizon 2020, sipas një studimi të fundit mbi Edukimin dhe Kërkimin në Ballkanin Perëndimor.  Horizon Europe është një nismë 7-vjeçare e Bashkimit Europian për kërkimin shkencor që synon të aplikohet nëpërmjet programit aktual Horizon 2020. Komisioni Europian ka hartuar dhe miratuar një plan për Horizon Europe për të rritur nivelet e shpenzimeve të shkencës së BE nga 50% gjatë viteve 2021-2027.

Të dhënat tregojnë se Serbia ka numrin më të lartë të personelit shkencor në  rajon me rreth 2030 persona për 1 milion banorë. Më pas në renditje vjen Mali i Zi me 847 persona të aktivizuar në R&D për 1 milion banorë, Maqedonia me 754 persona për 1 mln banorë, Bosnja 366 persona për 1 mln banorë dhe e fundit renditet Shqipëria më 262 persona në fushën e kërkim-zhvillimit për 1 mln banorë.

Për rrjedhojë, Shqipëria  renditet e fundit në rajon për fondet që Bashkimi Europian ka vënë për kërkimin shkencor gjatë periudhës 2014-2017.

Gjatë kësaj periudhe, Shqipëria përfitoi vetëm, 1 9 milionë euro, ndërsa Serbia 60 milionë euro. Maqedonia dhe Bosnja përfituan secila nga 5.3 dhe 3.8 milionë euro.

Studimi vlerëson se kapacitetet e ulëta në infrastrukturën e njësive kërkimore në IAL, institutet, akademitë dhe numri i vogël i kërkuesve shkencorë është një problem i madh me të cilin ballafaqohet Shqipëria.

Ka gjithashtu mungesë të kurrikulave specifike në Institucionet e Arsimit të Lartë që të ofrojnë informacion më të thellë në kërkimet shkencore. Universitetet dhe institucionet e tjera kërkimore në Shqipëri gjithashtu kanë një mungesë totale infrastrukturore në zhvillimin e shkencës, teksa shihet se mungon edhe infrastruktura e thjeshtë si laboratorët,  zyrat dhe bibliotekat.

Për rrjedhojë në programit Horizon 2020 për periudhën 2014-2017, Shqipëria ka numrin më të vogël të projekteve dhe roli i institucioneve shqiptare në këto projekte është i kufizuar vetëm si pjesëmarrës. Deri tani, nuk ka pasur asnjë projekt të fituar dhe të drejtuar nga institucionet shqiptare. Të dhënat e mësipërme tregojnë se Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të absorbimit e fondeve në kuadër të programit Horizon 2020, i cili paraqet një program të pastër kërkimor shkencor. Monitor

 

g.kosovari

Next Post
Zbardhet “dosja 978″/ Përgjimet e Kastriot Ismailajt me biznesmenët dhe njeriun e besuar të Ilir Metës

Zbardhet "dosja 978"/ Përgjimet e Kastriot Ismailajt me biznesmenët dhe njeriun e besuar të Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CNN: Shtëpia e Bardhë nuk pranon propozimin iranian

Irani mbyll derën për SHBA-në, bisedimet e paqes në ngërç

July 1, 2026
Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

Radhë të gjata në Kapshticë pas defektit në sistemin e policisë greke, rikthehet sinjali pas disa orësh ndërprerje

July 1, 2026
“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

“Çdo projekt në Zvërnec do t’i nënshtrohet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Jaupaj takon eurodeputetët për Kapitullin 27 dhe integrimin në BE

July 1, 2026
Demalia: Studentët na rezultuan flakë kashte

LAJMI I FUNDIT/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

July 1, 2026
Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës nga “Botërori 2026”

July 1, 2026

Një protestë e dhunshme, dhurata më e bukur verore për Edi Ramën

July 1, 2026
Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

Valdrin Pjetri merr drejtimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave/ Gogu kërkon përshpejtim të dosjeve dhe transparencë të plotë për qytetarët

July 1, 2026
“Të diskutohet raporti i PE-së”, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend

Tabaku kritikon qeverinë për bonusin e pensionistëve: Lëmoshë sezonale!

July 1, 2026
Korçë/ Aksident tragjik, humb jetën një fëmijë

Kokainë dhe kanabis në doza gati për shitje, në pranga dy të rinjtë në Durrës

July 1, 2026
“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

“Mbylle gojën o legen”/ Plas debati te Komisioni i ‘Zgjedhores’, Manja i kthehet ashpër Ivi Kasos

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In