• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria madhështore në sheshin “Skënderbej”

by Mero Baze
16/05/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Fotografia e vetme që mund t’i mbetet në mendje një qytetari të zakonshëm të botës sot, nëse sheh lajmet në BBC, CNN apo diku tjetër, është se udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Tiranë për të debatuar mbi shanset e zgjerimit të Evropës në Ballkan dhe shanset e paqes në Ukrainë. Dhe kjo e lidh Shqipërinë me Perëndimin në mendjen e tyre, si një vend normal evropian.

Vendi i cili ka tre ditë që ka përfunduar zgjedhjet, është sot i pushtuar nga Bashkimi Evropian dhe i përfshirë në interesa konkrete me secilin prej vendeve anëtare.

30 vite më parë, dy ditë pas zgjedhjeve të 26 majit, skena që pa bota nga Shqipëria ishte fytyra e përgjakur e Servet Pëllumbit, syri i nxirë i Blendi Gonxhes, dhëmbët e thyer të Arben Imamit dhe tërheqja zvarrë e Neritan Cekës, dhe shkopi i Gjeneral Agim Shehut që vërtitej mbi kokat e tyre.

Nga ata që rrahën opozitën atëhere ka mbetur në këmbë vetëm Sali Berisha, i cili sot thirri një miting në mbështetje të tij në një cep të bulevardit të ri, si per t’u kujtuar të gjithëve sa pak vetë janë kundër Shqiperise sot.

Sot shikon se si Shqipëria ka tërhequr zvarrë 27 kryetarë shtetesh dhe ka kthyer vëmendjen nga vetja e saj si një vend evropian.

Kryeministri Edi Rama ka ditur të përdorë problemet e politikës së brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së tyre, në këmbim të mbështetjes për Shqipërinë dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit. Ai nënshkroi një marrëveshje të debatueshme për emigrantët ilegalë në Itali, që më pas u bë objekt i debatit për t’u aplikuar dhe nga vende të tjera të BE-së.

Ndërkohë që Samiti Evropian i Tiranës duket se dominon skenën, dy nga udhëheqësit më të rëndësishëm të Evropës kanë përdorur këtë udhëtim për të bërë vizitat e tyre zyrtare.

Kryeministri britanik Keir Starmer ishte i pari që filloi vizitën zyrtare në vend, e cila pritet të përfundojë me një Traktat Miqësie mes dy vendeve – një ngjarje e paimagjinueshme për Shqipërinë – ndërsa Edi Rama po përpiqet të zgjidhë çështjen e emigrantëve shqiptarë në Londër që janë deklaruar si kosovarë, dhe t’i krijojë lehtësi Britanisë së Madhe për kthimin e emigrantëve ilegalë shqiptarë.

Pas tij, sot presidenti Emmanuel Macron bashkë me Zonjën e Parë të Francës do të nisin vizitën zyrtare si president i Francës në Shqipëri – e dyta brenda dy viteve dhe të vetmet vizita zyrtare të një presidenti francez në Shqipëri në historinë 113-vjeçare të shtetit shqiptar.

Ndërkohë që samiti përfundon sot, paralelisht me të zhvillohet një nga forumet më të rëndësishme të biznesit për Evropën, “FII Priority Europe”, i cili ka bashkuar aktorët më të rëndësishëm politikë dhe të biznesit në Evropë dhe SHBA, për të diskutuar mbi sfidat gjeopolitike të biznesit në kohët e reja dhe të ardhmen e investimeve në Evropë.

Ditën e shtunë, në këtë forum do të flasë biznesmeni amerikan Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, i cili qëndron pas një prej projekteve më të mëdha të investimeve në turizëm në ishullin e Sazanit në Shqipëri.

Për vetëm tre ditë, Shqipëria është bërë shtëpia e Evropës, vendi mikpritës i dy prej udhëheqësve më të rëndësishëm të Evropës – Presidentit të Francës dhe kryeministrit të Britanisë së Madhe – dhe ka qenë mikpritëse e një prej forumeve më të rëndësishme të biznesit në botë, duke pasur si spiker edhe dhëndrin e presidentit Donald Trump.

Kjo është koha më e mirë e Shqipërisë në vite, dhe shansi më i madh i saj për t’u bërë një vend i zhvilluar dhe i integruar në Bashkimin Evropian. Dhe për ata që janë mërzitur nga humbja në zgjedhje, kjo është Shqipëria madhështore. Berisha ua premtoi pas katër vitesh, por e keni para syve pas katër ditësh.

Next Post
“Këto nuk janë zgjedhje”, Baçi justifikohet: Ne jemi forcë politike, jo formacion paramilitar

"Këto nuk janë zgjedhje", Baçi justifikohet: Ne jemi forcë politike, jo formacion paramilitar

Comments 2

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    Njerëz të duhur, në vendin e duhur në epokën e duhur…Shanci më i madh ….

    Reply
  2. Çim.ça.ko..! says:
    7 months ago

    Që të vësh në punë shqiptarët, është talent i lindur!
    Të dirigjosh politikën evropiane dhe t’a bësh për vete je vërtetë gjeni!
    Duam apo s’duan disa maskarenj shqipfolës, këto vyrtytet e Edi Ramës duhen vlerësuar!

    Reply

Leave a Reply to Çim.ça.ko..! Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com