• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria lufton me flakët, 7 vatra zjarri në disa qarqe. Dy avionët nga Greqia vijojnë aksionin në Vlorë

by Java News
06/08/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarret vijojnë që të jenë aktive në të gjithë vendin nga veriu në jug si pasojë e temperaturave të larta, por edhe rasteve të qëllimshme.

Sipas Emergjencave Civile në 24 orët e fundit janë shënuar 7 vatra zjarri në Elbasan, Vlorë, Dibër, Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Llogara.

Specialistët e Emergjencave Civile deklarojnë se janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

EC: Situata dhe masat për shkak të zjarreve – 6 Gusht
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të anazhuar për shuarjen e zjarreve në Llogara.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË
Në fshatin Vrap, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikësit të mbështetur nga forcat ushtarake kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Në Derje pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë ka vazhduar të jetë aktiv vatra e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhe po punojnë zjarrfikësit, forca nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura Tiranë, si dhe forca ushtarake, por për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e pamundur shuarja e plotë e vatrave të zjarrit

QARKU VLORË
Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar forca ushtarake dhe nga personal nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, të mbështetur edhe nga 2 avionë nga Greqia. Vatra nuk janë shuar ende dhe operacioni është në zhvillim edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR
Në fshatin Sllatinë, bashkia Dibër, vijon zjarri prej disa ditësh në zonën e pyllit me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë, është edhe një helikopter por nuk ka qenë e mundur të shuhet. Operacioni është në vazhdim edhe ditën e sotme.

Në Ulëz, bashkia Mat, është riaktivizuar një vatër zjarri. Zjarrfikësit me mjete kanë ndëryrë dhe pritet të vijë në ndihmë një helikopter. Operacioni është në vazhdim.

QARKU FIER
Në fshatin Ardenicë, bashkia Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete për të shuar vatrat agresive. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me pisha dhe shkurre.

QARKU ELBASAN
Vatrat e zjarri në malin e Xhyrës dhe në malin e Dardhës, bashkia Librazhd janë shuar. Zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorë të zonës si dhe punonjës së Zonave të Mbrojtura. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 11 ha me shkurre dhe lisa.

QARKU BERAT
Në fshatin Kakrruk të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë ahu. Zjarrfikësit po monitorojnë vatrat e zjarrit që mos të afrohen pranë zonave të banuara.

a.ç

Next Post
Kanabisi, ‘Gatja’ i Lazaratit kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Kanabisi, 'Gatja' i Lazaratit kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Protesta e opozitës të shtunën, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Qëndroni vigjilentë!

February 27, 2026
“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

“Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion, por…”, Trump reagon pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein

February 27, 2026
Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

Shoferit i ra të fikët dhe …/ Si ndodhi aksidenti i tramvajit me dy viktima dhe 40 të plagosur në Milano

February 27, 2026
Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

Presidenti i ri i Kosovës/ Procedura e zgjedhjes, kleçka që mund të çojë çështjen në Kushtetuese

February 27, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

Përshkallëzimi i tensioneve SHBA-Iran, edhe Britania e Madhe tërheq stafin nga ambasada në Teheran

February 27, 2026
Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

Ish-nënkryetari i Kamzës shpërthen ndaj Flamur Nokës: Kur ishe ministër emërove Greta Koçin si Drejtoreshë, vetëm 22 vjeçe

February 27, 2026
“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

“Do prezantojnë nismë të përbashkët për zgjerimin e BE-së”, gazetari gjerman zbulon planin Rama-Vuçiç

February 27, 2026
Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

Shkodra pajiset me sistem inteligjent për zbulimin e zjarreve me dron, Rama: Çdo vatër do zbulohet në kohë reale

February 27, 2026
Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

Kryenin vjedhje me thyerje në disa biznese, vihen në pranga 3 shqiptarë në Itali

February 27, 2026
Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

Një fenomen i rrallë astronomik do jetë i dukshëm këtë fundjavë, gjashtë planete rreshtohen në qiell

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In