• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Shqipëria ka nën vëzhgim njerëz të grupit që tentoi grushtin e shtetit në Turqi”

by A R
30/04/2018 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke komentuar kritikat e raporteve me Turqine, te cilat shpesh nga analiste jane quajtur edhe si kercenim, kryeministri Edi Rama tha në studion e “Tonight” se keto jane ‘brockulla’.

Ai ka folur edhe në lidhje me të dyshuar për lidhje me grupin që tentoi të përmbyste pushtetin e Erdogan në Turqi e që dyshohet se strehohen në Shqipëri.

Rama tha se ka persona nën vëzhgim pasi nuk mund të nënvlerësohen informacionet kur bëhet fjalë për sigurinë.

Ilva Tare: A ka shqetësim të marrëdhënies tuaj me Erdoganin në Bruksel?

Edi Rama: Marrëdhënia e Shqipërisë me BE matet me qëndrimet që kanë qenë 100% të linjëzuara me vendet e BE. Shpresoj dhe punoj të ketë shumë më tepër investime turke sesa ka. 

Marrëdhëniet me Turqinë nuk përbëjnë asnjë kërcënim. Profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë  i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur

Nëse të krishterët katolikë e ortodokët morën katedralet e tyre, myslimanët meritonin të kishin tempullin e tyre të barazvlefshëm, as më të madh dhe as më të vogël, dhe besoj se është bërë gjëja e duhur.

Sa i takon financimit profesori duhet ta dijë që është financim i dhënë nga komuniteti mysliman turk për komunitetin mysliman shqiptar. Dhe ky i fundit nuk varet nga qeveria, mjafton që financimi të mos jetë me prejardhje terroriste. 

Me keqardhje mund të them që këto janë brockulla

Më vjen për të vjedhë kur dëgjoj këta profesorët këtu të kazanit që flasin për shantazhim të Europës.

I pyetur nese rrezikohemi nga nje skenar si ai i Kosovës që disa persona te rrezikshem qe jane ne vendin tone të arrestohen dhe deportohen me pas ne Turqi, Rama tha:

“Unë nuk flas me nëse. Di të them që ai rrjet që organizoi përmbysjen me dhunë përmes armëve të një qeverie të zgjedhur në Turqi është i rrezikshëm dhe kur vjen puna te Shqipëria ne sigurisht që njerëz individë të cilët supozohen të lidhur me atë rrjet i mbajmë nën vëmendje se bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare. Kjo nuk është me nëse, kjo është shumë e thjeshtë, e s’kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi të lehta.

Nder te tjera Rama tha: “Së pari s’i kërkoj leje e si jap llogari askujt në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma se nuk e kam këtë talent.

Së dyti, jam ndier i nderuar që presidenti më ka ftuar në dasmën e të bijës dhe kam shkuar.

Së treti marrëdhëniet tona me Turqinë s’kanë përbërë e s’përbëjne jo kërcënim të sovranitetit por asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur./a.m.

Next Post
Së shpejti me fëmijë? Veliaj: Do doja t’i ngjante Ajolës…

Së shpejti me fëmijë? Veliaj: Do doja t'i ngjante Ajolës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In