Shqipëria do të çelë zyrtarisht negociatat me BE edhe për dy kapitujt e radhës, që janë ‘Tregu i brendshëm dhe Konkurrenca’.
Ky proces e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se konferenca e katërt ndërqeveritare me BE-në do të mbahet më 18 mars.