• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria gati për vaksinimin e mbi 12-vjeçarëve/ Studimi i Pfizer: Vaksina e efektshme mbi 90% te fëmijët

by Java News
22/10/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vaksina me dozë më të ulët për fëmijë për COVID-19 e kompanisë Pfizer duket e sigurt dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas detajeve të një studimi të publikuar të premten, ndërsa SHBA po shqyrton fillimin e vaksinimeve për këtë grupmoshë.

Foto ilustruese

Vaksina me dozë më të ulët për fëmijë për COVID-19 e kompanisë Pfizer duket e sigurt dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas detajeve të një studimi të publikuar të premten, ndërsa SHBA po shqyrton fillimin e vaksinimeve për këtë grupmoshë.

Vaksinimi i këtij grupi mund të fillojë në fillim të nëntorit nëse rregullatorët japin lejen. Këshilltarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave do të diskutojnë publikisht për studimin javën e ardhshme. FDA pritet të bëjë publike përfundimet e analizës së saj të pavarur për të dhënat e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës Pfizer më vonë gjatë ditës. Nëse FDA jep autorizimin për vaksinat, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të marrin vendimin përfundimtar se cilat grupe duhet t’i bëjnë ato në fillim të nëntorit.

Vaksinat Pfizer tashmë janë të autorizuara për këdo që është 12 vjeç e lart, por mjekët pediatër dhe shumë prindër presin me padurim imunizimin e fëmijëve më të vegjël për të frenuar infeksionet në rritje nga varianti shumë ngjitës delta dhe në mënyrë që fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë. Më shumë se 25,000 pediatër dhe punonjës të tjetë të kujdesit shëndetësor janë regjistruar tashmë për të marrë vaksinat që do t’u bëjnë fëmijëve.

Administrata e presidentit Biden ka blerë doza të mjaftueshme për afro 28 milionë fëmijët 5-11 vjeç, në një ambalazhim të veçantë me kapak portokalli për t’i dalluar nga vaksina për të rriturit. Pfizer bëri një studim me 2,268 fëmijë në atë grupmoshë të cilët morën dy doza me tre javë diferencë, disa të një placeboje, disa të vaksinës me dozë të ulët. Çdo dozë ishte një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Ekspertët llogaritën se vaksina me dozë të ulët ishte gati 91% efektive. Asnjë nga fëmijët e pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit. Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta.

Ky informacion është i rëndësishëm duke pasur parasysh se shtrimet në spital të fëmijëve kryesisht të pavaksinuar arritën nivele rekord muajin e kaluar. CDC raportoi në fillim të kësaj jave se edhe pse rastet me variantin delta u shtuan në mes të qershorit dhe shtatorit, vaksinat Pfizer ishin 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital mes moshës 12 deri në 18 vjeç.

Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët. Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.

Edhe kompania Moderna po studion vaksinën e saj për COVID-19 tek të rinjtë e moshës shkollore. Pfizer dhe Moderna po bëjnë studime edhe për vaksina për fëmijë më të vegjël, deri në 6 muajsh. Rezultatet priten më vonë gjatë vitit./VOA

*Titulli redaksional
Titulli origjinal i Zërit të Amerikës: Pfizer thotë se vaksina e saj për COVID-19 është mbi 90 për qind efektive tek fëmijët

Next Post
Kosova certifikon edhe 180 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë

Kosova certifikon edhe 180 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com