• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shqipëria, ëndrra jonë e përbashkët’/ Osmani: T’i bashkojmë përpjekjet tona. Serbia të kërkojë falje

by Java News
17/12/2020 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani dhe mesazh për politkanët në Shqipëri dhe Kosovë që të jenë të përgjegjshëm për veprimet që bëjnë.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Osmani e vuri theksin tek qytetarët, për të cilët tha se politika duhet zbatojë vullnetin e tyre.

“Ftoj përfaqësuesit politik, ata që sot janë në këtë dhomë dhe ata që janë jashtë që ta kultivojnë këtë besim qytetar.  Si të përzgjedhur të popullit duhet të kujdesemi që vullneti i popullit të realizohet.Që Shqipëria këtu dhe Kosova atje, të jetë vendi i qytetareve të saj dhe pikëpamjet e ndryshme të jenë shtysë.

Qëndrimet e ndryshme ta nxisin kultivimin e demokracisë. Është thelbësore që institucionet tona dhe ne si politikbërëse të studiojmë mesazhin që marrim nga qytetarët dhe të jemi të përgjegjshëm”, tha ndër të tjera Osmani.

E emocionuar, Osmani tha se Shqipëria është ëndrra jonë e përbashkët.

“Është nderi i madh që t’ju flas ashtu siç ju flet njeriu familjes së vet me të cilën ka ndarë shumë histori, dhimbje dhe mall. Shqipëria është jo vetëm atdheu jonë, por është ëndrra jonë e përbashkët. Është kujtesa jonë historike, vatra  ku donim ne të jetonim. Dialogu i Serbisë është ende i pambyllur do dialogojmë vetëm për njehsimin. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet. Kjo duhet thënë me zë të lartë. Thirrje Kuvendit që t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës. Ne duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona për viktimat që i shkaktoi Serbia. Drejtësi për fëmijët e vrarë, për motrat e nënat e dhunuara, Drejtësi! Kosovës nuk mund t’i kërkojë që të japë më shumë. Kosova ka dhënë më shumë se askush, ka dhënë mbi 1 mijë fëmijë. Kemi detyrë kombëtare, por mbi të gjitha detyrë morale, që meqë punojmë për një hapje të kapitullit të ri, ta lexojmë dhe ta mësojmë kapitullin që qëndron para nesh, që t’i qëndrojmë pranë njëra-tjetrës, si dy motra. Ky kapitull na mësoi se Serbia nuk ka ndryshuar dhe duhet të jemi bashkë për të ndalur frymën e urrejtjes”, u shpreh Osmani.

Gjatë fjalës së saj Osmani deklaroi se dhe familja e saj ka vuajtur nga lufta. Me gjysëm zëri presidentja në detyrë e Kosovës, tha se dhe familja e saj është ndarë gjatë luftës ashtu sikurse e kishin fatin dhe shumë familje të tjera. Presidentja tha se gjyshi i saj ka kaluar tortura nga regjimi serb gjithashtu dhe xhaxhai i nënës së saj i cili u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës.

‘Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, e tillë e kishte fatin dhe familja ime, Gyshi im, babai i nënes tim përjetoi tortura të tmerrshme në burgun e regjimit serb që vdiq nga këto torutura, xhaxhai i nënës që po ashtu kaloi tortura mbeti në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo është histori e qindra familjeve shqiptare. ‘, deklaroi Osmani gjatë fjalës së saj.

g,kosovari

Next Post
Gjuzi kërcënon Ballën: Jam dhëndër në Shkodër e di ti

Gjuzi kërcënon Ballën: Jam dhëndër në Shkodër e di ti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com