• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

by A R
04/02/2026 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shifrat aktuale të paraburgimit, Shqipëria nuk po u garanton qytetarëve të saj të drejtën për liri dhe siguri personale, ndërsa kjo situatë kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Ky ishte mesazhi i qartë i disa prej emrave më të njohur të drejtësisë evropiane, të angazhuar nga qeveria shqiptare në procesin e konsultimeve për reformimin e politikës së paraburgimit, një problematikë që prej vitesh kritikohet edhe nga institucionet perëndimore.

Dy dokumente voluminoze, rreth 60 faqe gjithsej, të siguruara nga gazeta TemA janë përgatitur nga gjyqtari belg Theo Byl, zëvendësprokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Lartë të Italisë, Nicola Lettieri, si dhe gjyqtari portugez Filipe César Marques. Raportet u prezantuan në një tryezë të thirrur nga Ministria e Drejtësisë dhe apeli ishte i prerë: paraburgimi duhet të jetë masë e jashtëzakonshme dhe jo praktikë rutinë, me kufij ligjorë të përcaktuar pa ekuivok.

“Zgjidhja nuk është ndërtimi i burgjeve të reja. Mund të ndërtoni sa të doni burgje, por përgjigjja qëndron te politika penale dhe mënyra se si reagon një shtet ndaj këtyre çështjeve”, theksoi drejtori i Përgjithshëm i të Drejtave të Njeriut dhe Sundimit të Ligjit në Këshillin e Evropës, Gianluca Esposito, duke shtuar se gjykatat kanë barrën të argumentojnë qartë pse një person duhet të mbahet në paraburgim.

Një nga rekomandimet kryesore është kufizimi i veprave penale për të cilat mund të kërkohet masa e paraburgimit. Ekspertët propozojnë shtimin e tre paragrafëve në nenin 232 të Kodit të Procedurës Penale, ku përcaktohet se paraburgimi mund të urdhërohet vetëm për krime për të cilat parashikohet dënim maksimal jo më pak se pesë vjet burg.

Sipas Nicola Lettierit, aktualisht mungon një prag i qartë ligjor, çka lejon që paraburgimi të kërkohet dhe të miratohet pothuajse për çdo vepër penale, në kundërshtim me logjikën e vetë kodit. “Nuk është koherente që masat më pak ndëshkuese të kenë më shumë kushte sesa paraburgimi”, vëren ai.

Një tjetër ndryshim thelbësor i propozuar lidhet me nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale: heqja e togfjalëshit “dyshim i arsyeshëm” dhe zëvendësimi i tij me formulimin “baza të arsyeshme për prova apo indicie”. Po ashtu, asnjë gjykatë nuk duhet të japë masën “arrest me burg” pa një arsyetim të plotë dhe të individualizuar se pse masat alternative nuk janë të mjaftueshme. Vendimet standarde apo “copy-paste” konsiderohen në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu uljen e afatit maksimal të paraburgimit, i cili aktualisht arrin deri në tre vjet. Për vepra më pak të rënda, paraburgimi mund të kufizohet në një vit, ndërsa për vepra të rënda në dy vjet. Theksi vihet te përdorimi më i gjerë i masave alternative, si monitorimi elektronik, garancia pasurore, arresti shtëpiak, detyrimi për paraqitje apo ndalimi i largimit nga vendi.

Në dokumente theksohet se barra e provës për vazhdimin e paraburgimit duhet t’u takojë autoriteteve dhe jo të pandehurit, ndërsa prokurori ka detyrimin ligjor të kërkojë edhe prova në favor të personit nën hetim. Po ashtu, rekomandohet përshpejtimi i hetimeve, të cilat në Shqipëri shpesh zvarriten pa afat, përmes rritjes së kapaciteteve institucionale në prokurori, gjyqësor dhe polici.

Mesazhi përfundimtar i ekspertëve evropianë është i qartë: zgjidhja nuk është ndërtimi i më shumë burgjeve, por ndryshimi i politikës penale dhe i një mentaliteti të trashëguar, që e ka shndërruar paraburgimin nga përjashtim në rregull.

Next Post
82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga 'Masakra e 4 Shkurtit', Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

“Po negocioni me veten?” Ushtria e Iranit mohon deklaratën e Trump për negociata

March 25, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

“SHBA ka fituar në Iran”, Trump: Tehrani ka rënë dakord të mos zotërojë armë bërthamore

March 25, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In