• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëria e plagosur dhe paradoksi Parlament vs Institucione

by Ben Andoni
22/07/2024 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sytë e zëna me dorë pak ditë më parë të Altin Dumanit në foltoren e parlamentit ishin pak a shumë simbolika jo verbale, që përcolli kreu i SPAK-ut për pyetjet shpesh pa sens nga ligjvënësit shqiptarë. Këta të fundit, kryesisht nga opozita (lexo për protagonizëm), në vend që ta dëgjonin me kujdes vetëm i prisnin fjalën dhe i kërkonin gjëra jashtë tagrit të raportit, që duhej të përcillte para tyre. Ndërsa duhej të dëgjohej metodologjia e përgatitjes së raportit dhe të flitej çfarë mund të përmirësohej, vetëm akuzohej. Të murosur pjesa e PS-së. Pak më tutje, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit u gjend para një ‘paradoksi’ tjetër. Kreu Arben Shehu ka ngritur ‘alarmin’ në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave duke zbuluar se në Shqipëri janë tregtuar akullore të kontaminuara me Oksid Etileni (për publikun: ato shkaktojnë kancer, leucemi dhe ndikojnë në aftësinë riprodhuese tek meshkujt)! Nuk po zgjatemi te shqetësimi i Onkologjikut, pasi raporti i KLSh-së kishte kohë që e kishte evidentuar. E habitshme pse shqetësimi i akulloreve vinte aq vonë dhe si reaguan autoritetet e Ekonomisë: ky shqetësim duhet të ishte ngritur që më herët kur është konstatuar pasi është situatë e rëndë, thanë me një gojë për një problem të pak viteve më parë. Por reagimi i Shehut ishte cinik: Ju lajmëruam dhe madje është bërë edhe kallëzim penal!!! Raporti i Denar Bibës mbi veprimtarinë vjetore të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2023, të cilit i erdhi rradha pas mesnate në seancën maratonë të Kuvendit e cila zgjati 17 orë, ngjalli gati neveri.“Unë e quaj të tepërt që të vazhdoni të jeni në detyrë. Jo vetëm ju si drejtues, por i gjithë bordi i autoritetit të Konkurrencës, ju jeni kot atje”, ia përplasi deputeti Braçe konfirmimin në fjalën e tij në Kuvend. Me Sigurinë ishte edhe pak më habitshëm, kur një nga deputetët e Opozitës u shpreh si ka mundësi që një i burgosur si Dumani “pjeshkëron”, duke iu referuar lajmeve të ditëve të fundit, që një nga kriminelët më të njohur shqiptarë, vazhdon e jep urdhra nga burgu! Pa i renditur të gjitha raportet, neologjizmi i ri i politikës me “pjeshkën” na solli ndërmend se Institucionet tek ne janë shumë larg detyrave të tyre kushtetuese për të mos thënë se kanë dhe shumë mangësi, ndërsa përpiqen vetëm të lëbyrin sytë e publikut me rezultate boshe.

Nga ana tjetër, parlamentit, ku duhej t’i jepej llogari, nuk ka bërë prej kohësh detyrat e veta dhe për këtë nuk ka asnjë Mea Culpa. Anëtarët e rinj të KLGJ dhe KLP-së gjenden ende të paemëruar, pasi një palë kaloi për të shkuar në votim në seancë, kurse një palë tjetër jo, sepse nuk ka emra mjaftueshëm për short. Në raportin e tij, kryeprokurori Çelaj, pas përplasjes së tij të radhës u ankua për mungesën e prokurorëve në sistem. E habitshme sesi mund të kërkosh llogari kur vetë institucioni i ligjvënësve kishte dhe mbart probleme.

(Parantezë:Kuvendi i Shqipërisë, në mbështetje të pikës 8, të nenit 149, të Kushtetutës dhe të pikës 16, të nenit 35, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, duhet të zgjidhte anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. Mandati i tyre është 5 vjet. Referuar vendimit të fundit (2018) mandati ishte i vlefshëm deri në dhjetor 2023). Paradoksalisht dhe në fund të punimeve të legjislaturës, Kuvendi ende nuk ka avancuar procedurat parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLGJ dhe KLP, nga trupa e pedagogëve, nga avokatia dhe nga shoqëria civile! “Shqetësimi më i madh nuk lidhet thjesht e vetëm me procedurat dhe afatet, por me mundësinë e ekzistencës së një skenari paraprak për të pamundësuar procedurat në afatet ligjore dhe kushtetuese dhe për pasojë, për zgjatjen e mandateve tek afatit kohor kushtetues. Një paralajmërim të tillë ISP e bëri në tetor 2023 tek Komisioni i Ligjeve në parlament dhe, ndonëse zyrtarët e komisionit e refuzuan, vetë koha rezultoi se paralajmërimi ishte i saktë”, shkruante javë më parë ISP-ja.

…

Janë disa raste, kur t’i shikon kaosin e institucioneve, mos pasjen parasysh të ankimimeve dhe raporteve apo si në rastin e ballafaqimit të KLSH-së së shqetësimeve reale për problematika korrupsioni dhe situatave, që lidhen deri me jetën e shqiptarit të thjeshtë. Në ditët e fundit kemi parë dhe papërgjegjshmëri. Zëri i ashpër por me tonalitetet e Tabakut dhe Braçes në Kuvend tentoi të zgjonte nga letargjia një nga institucionet, që vegjeton në një mungesë të madhe përgjegjësie, por kjo është pak. Shumë pak deputetë dhe drejtues institucionesh kuptojnë misionin e tyre. E cili po e vuan pasojën? Kuptohet shqiptari i thjeshtë. Askush nuk e thotë dhe nuk e di, pse po e plagosim në këtë mënyrë Shqipërinë në demokracinë e shumëpritur. Anipse, një përgjigje e kemi: Pakkush i sheh dhe i bëjnë përshtypje më plagët e saj. Të gjithë duken kundër të gjithëve. Ndaj, kur Dumani mbyllte sytë në një farë mënyre lexonim të gjithë batakun, ku jemi sot me pamundësinë e luftës ndaj korrupsionit, papërgjegjshmërinë dhe Institucionet krejtësisht apatike dhe jo pak herë impotente për misionet e tyre.  (Javanews)

Next Post
Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore

Balluku në bypass-in e Vlorës: Asnjë tolerancë për abuzuesit e hapësirave publike përgjatë akseve rrugore

TË FUNDIT

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

Qeveria ul akcizën e naftës me 20%, sa pritet të bjerë çmimi në treg

March 20, 2026
Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

Lejimi i bazave për SHBA-të, Irani paralajmëron Britaninë e Madhe, zbardhet telefonata

March 20, 2026
Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

Festa e Bajramit në Kosovë, Tërnava thirrje politikës: Kemi mbetur peng të krizave

March 20, 2026
Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

Princesha e Norvegjisë thyen heshtjen për lidhjet me Epstein-in: U manipulova dhe u mashtrova!

March 20, 2026
“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

“Po shkruaj tre libra”, Meta flet nga qelia: ‘Darka e ngjalave’ ishte një autokritikë e Edi Ramës

March 20, 2026
“Ndërtoni identitet mbi vlera“/ Analisti Roland Bejko këshillon partitë e vogla për të çarë në sferën politike

Salianji sfidon Berishën për kreun e PD, Bejko: Rruga më e mirë për partinë, të ndjekë statutin aktual

March 20, 2026
Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In