• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria e fundit në Europë sa i përket kapitalit njerëzor

by Java News
26/09/2018 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapitali njerëzor i referohet atributeve të një popullsie që së bashku me kapitalin fizik siç janë ndërtesat, pajisjet, dhe asetet e tjera të prekshme, kontribuojnë në produktivitetin e ekonomisë. Kapitali njerëzor karakterizohet nga nivelet arsimit dhe shëndetit në një popullsi dhe është një tregues se më çfarë shpejtësie do të ecë ekonomia në të ardhmen.

Instituti për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit (The Lancet) ka bërë krahasime të zhvillimit të kapitalit njerëzor në nivel global (195 vende) nga viti 1990 -2016.

Studimi tregoi se Shqipëria ka bërë regresin më të madh në Europë madje në rang global në këto 26 vite. Në vitin 1990 Shqipëria u rendit e 75 në botë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, por në vitin 2016 ajo u rendit në vendin 91, duke humbur plot 16 pozicione në renditjen globale.

Për sa i përket kapitalit njerëzor Shqipëria krahasohet vetëm me vendet afrikane, teksa është pas vendeve të rajonit. Vendi ynë është i vetmi me të verdhë në Europë në hartën e nivelit të kapitalit human,shkruan “monitor”.

Serbia ruajti të njëjtin pozicion si në vitin 1990 deri në vitin 2016 duke u renditur e 46 tanë rang botëror për indeksin e zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Maqedonia përparoi me një vend në këtë indeks duke u ngjitur në vendin e 51 më 2016 nga vendi i 52 në të cilin ndodhej në vitin 1990. Bosnja dhe Mali i Zi patën përkeqësim të indeksit më 2016, përkatësisht me nga 6 dhe 7 pozicione secili por gjithsesi patoi performuan shumë më lart se Shqipëria në renditjen globale.

Në raport me vetveten Shqipëria u përmirësua shumë pak në këto 26 vite, teksa vende të tjera të rajonit dhe Europës u përmirësuan më shpejt.

Në treguesin e kapitalit njerëzor të pritshëm Shqipëria shënoi rritje me 3 pikë në raport me vetveten që nga viti 1990.

Gjithashtu në raport me vetveten përmirësoi treguesin e viteve të jetuara për grupmoshën 0-45 vjeç. Në vitin 1990 kishte Shqipëria numëroi 41 vite jetë në grupmoshën 0-45 vjeç, ndërsa në vitin 2016 43 vite. Ky tregues është krahasimisht mirë me vendet e zhvilluara. Në raport me vetveten Shqipëria përmirësoi statusin shëndetësor më pesë pikë në raport më vitin 1990, ndërsa shënoi përparim të dobët në çështjet e arsimit te të rinjve dhe edukimit në tërësi.

Banka Botërore ka krijuar kohët e fundit një njësi të posaçme, “Capital Project”, e cila synon të kuptojë lidhjen midis investimit në njerëz dhe rritjes ekonomike, me te cilin synon te drejtoje financimet për investime ne kapitalit njerëzor.

Banka Botërore ka argumentuar se investimet në kapitalin njerëzor janë shumë të ulëta në vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet me të ardhura të mesme.

Teksa pjesa më e madhe e fondeve të Bankës Botërore fokusohen në investime fizike dhe jo në kapitalin njerëzor.

Raporti gjeti se në vitin 2016, Finlanda kishte nivelin më të lartë të kapitalit njerëzor. Në kundërt Nigeria kishte nivelin më të ulët. Në Europë Turqia pa rritjen më të madhe në indeksin e kapitalit njerëzor. Vendi u rrit me 59 vende në renditjen globale, duke u renditur në vendin e 43 në rang global me 2016 nga vendi i 102-të që ishte në 1990. Përmirësime të forta pati Arabia Saudite, Kuvajti dhe disa vende te Amerikës Latine.

Next Post
VIDEO+FOTOT/ Masazhe lakuriq e foto “hot”, prostitucion brenda qendrës estetike

VIDEO+FOTOT/ Masazhe lakuriq e foto “hot”, prostitucion brenda qendrës estetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur (EMRI)

January 13, 2026
I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

January 13, 2026
Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës

January 13, 2026
VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

January 13, 2026
Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare burg”

Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare”

January 13, 2026
Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

Mediat e Emirateve të Bashkuara Arabe jehonë dekorimit të Ramës: Vlerësim për marrëdhëniet dypalëshe

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTO/Arratisja e Altin Ndocit! Zbulohet “Audi”-n me të cilin u largua i paraburgosuri

January 13, 2026
Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

Foltorja post-Non Grata, përtej një çështjeje gjyqësore!

January 13, 2026
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan në Bruksel: Takime me zyrtarë të lartë europianë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In