Shqipëria është renditur e 83-ta në raportin e Transparency International sa i përket indeksit të perceptimit të korupsionit.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar këtë renditje në Facebook, duke shkruar se, “ka ende shumë për të bërë, por faktet janë fakte dhe ky vlerësim nga një burim i pavarur e prestigjoz ndërkombëtar, flet qartë për rezultatet e para të reformave tona të thella për të bërë shtet”.
Në 3 vjet Shqipëria e ka përmirësuar me 33 vende rankimin e saj në indeksin e perceptimit të korupsionit nga Transparency International.
Ky është vlerësimi më pozitiv për Shqipërinë në 17 vjet që nga viti 1999 kur vendi u bë pjesë e analizës së këtij raporti. /b.d