• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria e 30-a në botë për remitancat”, Peleshi: Kontributi juaj nuk janë vetëm miliardat

by A R
14/04/2026 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të Samitit të IV të Diasporës në Tiranë, vlerësoi këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, veçanërisht në një periudhë kur vendi ndodhet në prag të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ai theksoi se shqiptarët, si në atdhe ashtu edhe në diasporë, janë afirmuar si kontribuues të rëndësishëm të shoqërive demokratike dhe vlerave të tyre, duke u shndërruar në një “shëmbëlltyrë suksesi” në shumë vende të botës.

Peleshi nënvizoi gjithashtu rolin e diasporës jo vetëm përmes remitancave, por edhe përmes kapitalit njerëzor, profesional, kulturor dhe social që ajo sjell në Shqipëri, duke e cilësuar këtë kontribut si faktor të rëndësishëm zhvillimi për vendin.

“Samiti i Diasporës është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Të flasim në Tiranë për lartësimin e shqiptarëve bën kuptim më shumë se asnjëherë, sot që Shqipëria ndodhet në prag të anëtarësimit të Bashkimit Europian, familjen prej nga kemi rrënjët dhe prej nga buron identiteti ynë kombëtar. Për më tepër Shqipëria vendi ynë amë, po fiton sot një prestigj kombëtar si predikuese e sigurisë dhe e paqes e vendosur në anën e drejtë të historisë. Sot shqiptarët janë pa dilema të prag të europianizimit të rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor.

Sot shqiptarët në vendet e origjinës dhe në diasporë, në vendet pritëse globalisht janë afirmuar si kontribuues të shoqërisë sonë demokratike, institucioneve dhe te vlerave të saj. Shqiptarët nëpër botë sot janë një shëmbëlltyrë suksesi. Ju nuk ndihmuat vetëm familjet tuaja që të mbijetonin, por jeni një burim, faktor dhe partnerë të zhvillimit të vendit tonë. Shqipëria rezulton e 30-ta në botë, nga 120 vende sa u takon peshës së remitanvace në ekonomi. Por, kontributi i diasporës në Shqipëri nuk janë vetëm miliarda euro që hyjnë në Shqipëri si remitanca nga emigracioni, kontributi i diasporës është edhe kapitali njerëzor, profesional, arsimor, kulturor, social dhe i vlerave që shqiptarët jashtë vendit rrezatojnë dhe sjellin në atdhe.

Qindra e mijëra shqiptarë të diasporës së vjetër dhe asaj të re, janë pjesë e elitave kulturore, shkencore në Europë, SHBA, Kanada dhe plot vende të tjera. Përfaqësuesit e tyre na nderojnë sot edhe në këtë samit. Është detyra jonë që të ndërtojmë një sinergji më efikase dhe të gjejmë rrugë të reja që këtë pasuri ta trupëzojmë më mirë në politikat tona të zhvillimit.

Ne kemi miratuar një legjislacion mbështetës dhe inkurajues për të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për të lehtësuar procedurat për shërbime publike, ruajtjen e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, por edhe lehtësimin e tyre në jetën e vendit”, tha Peleshi.

Next Post
“Pse ti nuk bëhesh një Magyar?”, Salianji debaton me Gjinishin: Unë po kandidoj për kryetar të opozitës

“Pse ti nuk bëhesh një Magyar?”, Salianji debaton me Gjinishin: Unë po kandidoj për kryetar të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In