• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria drejt një reforme të re pensionesh, BB: Skema sfidohet nga rënia e kontribuesve, plakja e popullsisë e informaliteti! Ja ku duhet ndërhyrë

by Java News
19/03/2024 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një dekade nga reforma e pensioneve, qeveria po punon me ndërkombëtarët për një skeme të re pensionesh në vend. Rishikimi i saj pritet të prekë thuajse të gjitha elementet e skemës, nga vlera mujore, mënyra e indeksimit të tyre që aktualisht bëhet sa inflacioni i produkteve të shportës si dhe po analizohet qasja e mes pensioneve urbane dhe rurale, apo kompensimi i energjisë apo vjetërsia në punë.

Si një nga institucionet ndërkombëtare që po asiston institucionet vendase në përgatitjen e skemës së re, Banka Botërore thotë se rekomandimet e tyre do jenë tek sfidat demografike dhe politika për të nxitur pagesën e kontributeve.

Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas shprehet se skema e re duhet të jetë e drejtë dhe të ketë qëndrueshmëri.

“Sistemet duhet të vendosin një ekuilibër midis objektivave të rishpërndarjes dhe mbajtjes së nxitjes për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të kujdesshme. Duke ecur përpara dhe duke u mbështetur në reformat e 2015-ës, do të jetë e dobishme të fokusohemi në përmirësimin e këtij aspekti të drejtësisë brenda të njëjtit brez dhe midis brezave, dhe ta bëjmë këtë pa përkeqësuar qëndrueshmërinë e sistemit”.- tha Salinas.

Salinas shprehet se reforma e vitit 2015 duhet rishikuar, për disa arsye ku ndër më kryesoret është rënia e numrit të kontribuuesve, plakja e  popullsisë, punësimi informal dhe rritja e emigrimit.

“Tashmë ka kaluar rreth një dekadë nga reforma e fundit dhe ndërkohë Shqipëria është përballur me sfida globale, rajonale dhe specifike të vendit, të cilat kanë pasur implikime në sistemin e pensioneve. Banka Botërore në analizën që po i bën sistemit të pensioneve po vlerëson situatën aktuale dhe një sërë opsione reformash, si dhe kombinimin e tyre, duke marrë parasysh ndikimin në tregun e punës dhe përballueshmërinë. Analiza merr parasysh sfidat e reja demografike dhe social-ekonomike, por edhe mundësitë me të cilat përballet Shqipëria”.- u shpreh Salinas.

Numri relativisht i ulët i kontribuuesve në krahasim me totalin e të punësuarve që ka vendi, është problem që kërkon zgjidhje që sipas Salinas është i domosdoshëm edukimi i si i punonjësve po ashtu dhe i bizneseve për rëndësinë që kanë sigurimet.

“Edukimi dhe komunikimi mbi pensionet është një fushë tjetër ku duhet fokusuar në mënyrë që individët të mund të vlerësojnë përfitimet e tyre dhe të kuptojnë se këto përfitime do të jenë më të larta sa më shumë vite kontribuojnë dhe sa më i lartë të jetë ky kontribut”.- tha Salinas.

Reforma e pensioneve që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikon rritje graduale e moshës me dy muaj për çdo vit dhe të vjetërsisë në punë. Aktualisht që një grua të dalë në pension këtë vit duhet të jetë 61 vjeç e 8 muaj, dhe të ketë 38 vite pune, po kaq vjetërsi duhet të kenë edhe burrat të cilët moshën e pensionit e mbushin 65 vjeç. Pra, kontributi dhe puna ndër vite, janë kyç për të përfituar dhe për vlerën që do të ketë pensioni./m.j

Next Post
Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, Pampuri: Më e ndyra që mund të ketë ndodhur pas asaj të vitit 2008

"Vula" në Apel/ Nënkryetarja e PD: Të trajtohet me prioritet nga gjykata. Të marrë fund koha e mbajtjes peng të partisë për interesa personale

Comments 1

  1. Engjelli says:
    3 years ago

    Reforma e re; a do te kete si kusht numurin e viteve te punes,apo do llogaritet referuar totalit te kontributeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In