• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria dhe Serbia me Dhomë Ekonomike të përbashkët, Kosova nuk merr pjesë

by Java News
24/08/2016 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Serbia po përgatiten për mbajtjen e një forumi të përbashkët ekonomik, përmes të cilit do të promovohet krijimi i Dhomës ekonomike shqiptaro-serbe, me seli në Tiranë.

Në vazhdën e fuqizimit ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, gjatë ditëve të fundit kryetarët e Dhomave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, kanë vizituar homologët përkatës në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, për të vazhduar javëve në vijim në Kroaci dhe Slloveni.

Liderët e vendeve të rajonit kanë përkrahur fuqishëm bashkëpunimin ekonomik rajonal, të udhëhequr nga Dhomat Ekonomike. Mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dhomave do ta japin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç, të cilët do të takohen në Nish më 14 tetor.

Takimet, në nivel rajonal, do të mund të shënojnë edhe fillimin e përurimit të një projekti të përbashkët rrugor që do të lidh Serbinë me Shqipërinë përmes Kosovës. Burime zyrtare në Serbi kanë theksuar ditëve të fundit se në takimin e Nishit do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

Por, këta të fundit thonë se nuk kanë marrë asnjë ftesë për çfarëdo takimi që mund të zhvillohet në rajon.

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës zyrtarisht nuk është në dijeni të një takimi të tillë.

“Qeveria e Kosovës nuk ka ftesë për këtë takim. E dimë që janë lansuar variante të ndryshme për pjesëmarrjen tonë atje, por ne nuk kemi ftesë dhe nuk do të jemi atje as në nivelin e përfaqësimit të shteteve që bëhen atje as në ndonjë nivel tjetër më të ulët”, ka thënë Avdullahu.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë, ndërkohë, u kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të shtojnë interesimin dhe aktivitetet drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe kanë vlerësuar se ky bashkëpunim, përfshirë edhe me Serbinë – e cila nuk e ka njohur Kosovën – është “i paalternativë”.

Ata thonë të jenë të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithëse kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i tha Radios Evropa e Lirë se takimi që organizohet në Nish kërkon një koordinim institucional dhe dakordim të tyre për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës, qoftë edhe në nivelin ekonomik.

“Dhoma Ekonomike vetëm ndihmon në normalizimin e raporteve në mes Serbisë dhe Kosovës… është një ndihmë e dialogut që udhëhiqet në Bruksel. Duhet të kuptohet që Kosova ka institucionet e veta, ka parlamentin, ka presidencën. Në këtë drejtim koordinohemi dhe nëse Qeveria e sheh të arsyeshme dhe rekomandon që të shkojmë atje, po shkojmë. Përndryshe, kjo nuk është fontanë dëshirash dhe unë nuk e kam komoditetin që sikryetar i OEK pa leje dhe pa qëndrim qeveritar të jem pjesë e çdo aktiviteti tjetër”, tha Gërxhaliu.

Projekti i Bashkimit Evropian për ndërtimin e autostradës që do të lidh Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë, është thënë se mund të jetë një nga mundësitë më të mira që duhet shfrytëzuar nga këto shtete dhe bizneset për të ndërtuar bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës dhe ekonomisë.

Gërxhaliu thotëse autostrada Durrës – Prishtinë – Nish është një mundësi e mirë që do t’u mundësonte shteteve të rajonit të jenë të rëndësishme në tregjet e treta, duke ofruar shërbime dhe prodhime të rajonit.

“Si Dhomë Ekonomike e Kosovës jemi të angazhuar në normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendojmë që bashkëpunimi kufitar nuk ka alternativë dhe ajo që e veçon dhe i jep substancë bashkëpunimit është infrastruktura”.

“Ne kemi dhënë rekomandime që lidhja e autostradës Nish – Merdarë – Prishtinë është e një rëndësie strategjike është një projekt i cili nuk duhet të analizohet vetëm nga dimensionin politik , pasi që sa ka rëndësi politike ka edhe rëndësi strategjike dhe ekonomike”, tha ai.

Gërxhaliu tha se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më shumë në eliminimin e barrierave tregtare në avancimin e dialogut, si dhe duhet të bëhet më shumë në krijimin e kompanive të përbashkëta.

“Në Ballkan nuk mund të flitet për procese ekonomike pa marrë konotacion politik. Jemi dëshmitarë që agjendat politike janë të stërngarkuara, mirëpo besoj që bashkëpunimi ndërkufitar, rajonal, forcimi i imazhit të rajonit do të jetë objektiv i të gjithëve”, tha Gërxhaliu. (REL)

Next Post
Kapet me 18 kg kanabis, arrestohet poseduesi në Korçë

Kapet me 18 kg kanabis, arrestohet poseduesi në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

February 19, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Manja: Do të ketë gjoba deri në 10 mln euro

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

February 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Tre mesazhe dhe një akt i McAllister

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In