• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore

by Ardit Rada
07/10/2020 18:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një hap përpara drejt Shengenit Ballkanik. Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare që lidhet me shkëmbimin tregtar të produkteve bujqësore. Marrëveshja është finalizimi i një pune të nisur rreth një vit më parë nga ministrat e të dy qeverive. Pas nënshkrimit, ministri Çuçi tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për krijimin e një korridori krejtësisht të lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore në të dy vendet dhe një hap më tej drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit tonë.

“Kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse bën të mundur që çdo ngarkesë me produkte bujqësore që shkon nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut apo anasjelltas, nuk do të ketë nevojë që në kufijtë reciprokë t’i bëhen analiza shtesë. Për produktet tona do të njihet çertifikata fitosanitare e Shqipërisë, për produktet bujqësore të Maqedonisë së Veriut do të njihet çertifikata fitosanitare e këtij vendit”, tha ministri Çuçi.

Më tej ministri shtoi se në vijim të takimit me homologun maqedonas, Arjanit Hoxha, do të flasin edhe për dy marrëveshje të tjera me Republikën e Maqedonisë së Veriut. E para është Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespën e Madhe, si dhe Marrëveshja për Tregtimin e Kafshëve të Gjalla dhe Produkteve me Origjinë Shtazore, të cilat do të nënshkruhen gjatë një periudhe të mëvonshme pasi të finalizohet i gjithë diskutimi në nivel teknik mes palëve dhe të dakordësohen draftet.

Whatsapp Image 2020 10 07 At 4.01.57 Pm

Ministri Arjanit Hoxha vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshje, e cila pason edhe lehtësitë e mëparshme të krijuara mes dy vendeve për lëvizjen e njerëzve vetëm përmes kartës së identitetit.
‘Është një hap shumë i rëndësishëm drejt heqjes së barrierave të ndalesave kufitare sidomos për produktet që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër, të cilat në të kaluarën kanë qëlluar që të presin edhe 48 orë në pikat doganore. Pas lëvizjes me letërnjoftime të njerëzve, ky është një hap i radhës shumë i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët, që i paraprin integrimit të të dy vendeve në Bashkimin Europian”, tha ministri Arjanit Hoxha.

Whatsapp Image 2020 10 07 At 4.01.57 Pm (1)

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën Fitosanitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë edhe me Republikën e Malit të Zi. Kjo marrëveshje njeh rezultatet e testeve dhe vlerësimit të laboratorëve, jo vetëm të akredituar, por edhe të autorizuar, duke bërë të mundur kalimin e ngarkesave në Pikat e Inspektimit Kufitar, pa vonesa dhe pa marrje mostrash shtesë. Këto lehtësi reduktojnë dokumentacionin dhe kohën e pritjes në kufi të kamionëve. Rrjedhimisht do të thotë më pak kosoto për biznesin, më shumë rritje të volumit të shkëmbimeve tregtare.

 

Next Post
BE fonde për Ballkanin/ Varhelyi: 30 mln € mbështetje për të përballuar krizën nga koronavirusi

Varhelyi i "pret krahët" opozitës: Nuk ka asnjë problem, për sa kohë nuk ndalohen koalicionet paszgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

“Thirrje për përmbajtje”/ Kallas: BE po monitoron situatën në Venezuelë. Reagimet nga Spanja, Italia dhe..

January 3, 2026
I drejtohet Maduros me tone të ashpra, Trump: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

Bombardimet në Venezuelë/ Historia e ndërhyrjeve të SHBA në Amerikën Latine

January 3, 2026
Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

January 3, 2026
Tragjedia në Zvicër, identifikohen 4 viktimat e para, policia: Mes tyre dy të mitur…

Tragjedia në Zvicër, identifikohen 4 viktimat e para, policia: Mes tyre dy të mitur…

January 3, 2026
“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

January 3, 2026
Bombardimet në Venezuelë, zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

Bombardimet në Venezuelë, zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

January 3, 2026
VIDEO – Moti i keq/ Rënie gurësh në disa akse dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ja zonat më problematike në Kukës

VIDEO – Moti i keq/ Rënie gurësh në disa akse dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ja zonat më problematike në Kukës

January 3, 2026
VIDEO- Sulmi amerikan në Venezuelë, frikë dhe panik tek banorët në Karakas

VIDEO- Sulmi amerikan në Venezuelë, frikë dhe panik tek banorët në Karakas

January 3, 2026
Sulmet ndaj Venezuelës dënohen nga Rusia: Të gatshëm për të ndërmjetësuar dhe për të gjetur një zgjidhje

Sulmet ndaj Venezuelës dënohen nga Rusia: Të gatshëm për të ndërmjetësuar dhe për të gjetur një zgjidhje

January 3, 2026
VIDEO-Shkaktohen problematika nga reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

VIDEO-Shkaktohen problematika nga reshjet e shiut në qarkun e Shkodrës, bllokohet një pjesë e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com