• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bombardimet në Venezuelë/ Historia e ndërhyrjeve të SHBA në Amerikën Latine

by Os De
03/01/2026 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm sot në 3 janar ndaj disa objektivave në Venezuelë, përfshirë bazat ushtarake, në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Tensionet me Karakasin lidhet edhe me luftën kundër narkotrafikut. 

Operacioni i parë i njohur i SHBA-së brenda territorit venezuelan, një sulm me dronë ndaj një strukture portuale në bregun e vendit, u krye në fillim të dhjetorit nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA). Presidenti Donald Trump deklaroi më 26 dhjetor se “është një strukturë e madhe nga e cila nisen anijet… zona ku ngarkohen drogërat…e  tani nuk ekziston më”. CNN konfirmoi se operacioni u drejtua nga CIA. 

Që nga fillimi i vitit 2025, Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione në Amerikën Latine, por deri tani sulmet e SHBA-ve ishin kryesisht detare, duke shkatërruar mbi 30 anije dhe shkaktuar rreth 80 viktima. Sulmi në Venezuelë shkatërroi një mol dhe disa anije të ankoruara, pa shkaktuar viktima. Një burim anonim i CNN tha se operacioni kishte karakter kryesisht simbolik, pasi mjetet portuale janë vetëm një nga shumë përdorimet për trafik droge nga grupi Tren de Aragua, që dërgon drogën drejt SHBA-ve dhe Evropës. 

 Historia e ndërhyrjeve amerikane në Amerikën Latine 

SHBA-të dhe CIA kanë një histori të gjatë ndërhyrjesh në Amerikën Latine, shpesh të fshehta. Që nga fundi i shekullit XIX, me Luftërat e Bananeve në Amerikën Qendrore, për të mbrojtur interesat e kompanive amerikane. 

1823 – Doktrina Monroe: Presidenti James Monroe deklaroi se “Amerika është për amerikanët”, duke paralajmëruar fuqitë evropiane të mos ndërhynin në hemisferën perëndimore. 

1904 – Korolari Roosevelt: SHBA rivendikoi “të drejtën e ndërhyrjes” në çështjet e brendshme të vendeve latino-amerikane. 

1934 – Politika e Fqinjësisë së Mirë: Presidenti Franklin D. Roosevelt premtuan mosndërhyrje, që u ndërpre gjatë Luftës së Ftohtë për të ndaluar ndikimin sovjetik. 

CIA mori pjesë në shumë grushtshtete dhe operacione antikomuniste: 

Guatemala (1954): mbështeti grushtshtetin ndaj presidentit Arbenz. 

Kubë (1961): Invasioni i dështuar i Gjirit të Derrave kundër Fidel Castros. 

Brazil, Ecuador, Bolivia (1960–1971): Financimi i qeverive ushtarake dhe grushtshteteve. 

Operacioni Condor (1970–’80): mbështetje për diktatura në Kili, Argjentinë, Brazil, Uruguay, Paraguay dhe Bolivia; përndjekje, tortura, zhdukje të kundërshtarëve politikë. 

El Salvador (1981): masakër e rreth 1000 civilëve në fshatin El Mozote. 

Grenada (1983) dhe Panama (1989): operacione ushtarake për të rrëzuar qeveri marksiste dhe për arrestimin e Manuel Noriegas. 

Rasti i Venezuelës 

Venezuela nuk është Panamaja; një pushtim tokësor i SHBA-ve nuk duket praktik. Strategjia e Trump synon presionin për të detyruar presidentin Nicolás Maduro të dorëzohet ose të largohet drejt një vendi aleat (Rusi, Kinë, Kubë). Por Maduro qëndron i vendosur, duke nxitur një “fazë të armatosur të revolucionit” dhe duke mobilizuar qytetarët për mbrojtjen kombëtare përmes Komiteteve Integrale të Bazës Bolivariana, që do të shërbejnë si rrjet spiunimi dhe organizim social. 

‘Lufta’ mes Karakasit dhe Uashingtonit duket se do të jetë e gjatë, duke rrezikuar qytetarët e zakonshëm dhe mijëra të burgosurit pa gjyq në Venezuelë. 

Next Post
Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

“Thirrje për përmbajtje”/ Kallas: BE po monitoron situatën në Venezuelë. Reagimet nga Spanja, Italia dhe..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë prezanton “Trump TV”, vendimi vjen pas largimit të tre mediave amerikane

Shtëpia e Bardhë prezanton “Trump TV”, vendimi vjen pas largimit të tre mediave amerikane

September 22, 2026
“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës

September 22, 2026
Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

Masa ndaj drejtueses së SHISH, Berisha: Nivel i ulët tradhtie ndaj ligjit e detyrës

September 22, 2026
Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

Ermal Nufi në Ministerialin e Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni: Të palëkundur në forcimin rajonal, mbrojtje dhe siguri

September 22, 2026
Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

September 22, 2026
Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

Zv/kryeministrja Koçiu në Lezhë: Dyfishohen pagesat për fëmijët PAK, nga tetori do paguhen kontributet e kujdestarëve!

September 22, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat dhe firmosen 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

Shpërthejnë polemikat në Spanjë, presidenti i “La Liga” akuza Realit! Tebas: Konspiracioni i përhershëm, i duan gjyqtarët sipas stemës dhe xhiros!

September 22, 2026
I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

I biri ndërroi vdiq në duart e mjekëve në klinikën private, flet nëna e këngëtarit Giorgos Mazonakis: Dua drejtësi!

September 22, 2026
Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

Debate të forta edhe te Komisioni i Mbrojtjes, Balliu: I kam dërguar letër kreut të SHISH! Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë këtë punë!

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com