Në kuadër të vitit kushtuar 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi tryezën e diskutimit rreth temës Shqipëria dhe Lufta e Dytë Botërore.
Në këtë takim u diskutua rëndësia e rishikimit të Historisë së luftës së dytë botërore. Historianë dhe studiues diskutuan rreth botimeve dhe rëndësisë së tyre.
Shqipëria u çlirua 29 nëntorin e vitit 1944, kur nga Shkodra u larguan nga vendi edhe forcat e fundit të Gjermanisë naziste. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
/a.r