• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtrenjtohen çmimet e qirave në kryeqytet/ BSH: Rritet kërkesa për shtëpi nga të huajt

by A R
30/04/2024 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë arrin në përfundimin se çmimet e qirave në kryeqytet janë shtrenjtuar. Duke iu referuar agjentëve të tregut, Banka Qëndrore vëren se kjo situatë vjen si pasojë e kërkesës së lartë të individëve për qiramarrje.

Nga ana tjetër, vrojtimi tregon se indeksi i çmimit të banesave në rang vendi, përfshirë edhe Tiranën, ra me përkatësisht 7.6% dhe 10.1% në terma gjashtëmujorë, por mbeten rreth 3.2% mbi nivelin e një viti më parë.

Kërkesa nga jorezidentët mbetet e pranishme dhe ka ardhur në rritje me 26 për qind në krahasim me periudhat e kaluara, ku 2/3 e blerjeve janë nga shtetas evropianë.

Shitjet raportohen me rritje në krahasim me dy gjashtëmujorët e mëparshëm, ndërkohë që numri i pronave të pashitura ka rënë. Për kryeqytetin, koha e shitjes është shkurtuar me 2 muaj, ndërkohë që në rrethe dhe zonat bregdetare ndërtuesit raportojnë se për shitjet kërkohet një periudhë më e gjatë.

Blerja e pronave nga shqiptarët vijon të financohet nga kredia bankare, e cila zë 67% të kredisë së përgjithshme për individët, ku dominon ajo në monedhën lek. Pesha relative e këtij portofoli gjatë 5 vjetëve të fundit është rritur nga 50% në 62%.

/a.r

Next Post
A po braktiset Berisha nga Meta? Artur Zheji: Mungesa e tij është ulëritëse, po i dërgon mesazh…

Paralajmërimi i Zhejit: Një oligark do krijojë një parti të re dhe do jetë konkurent i rrezikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com