• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

by E S
15/03/2026 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iniciativa e futjes së ushqimit në shkolla nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia e Tiranës, e cila nis pilotimin këtë muaj, shihet nga ekspertët e shëndetit publik me efekte pozitive shumëdimensionale.

“E para, sepse fëmijët marrin energjinë e nevojshme gjatë kohës që rrinë aty. E dyta, është se ky ushqim do të konsumohet në mënyrë kolektive, duke forcuar kështu edhe marrëdhëniet e tyre sociale, duke ndihmuar edhe psikologjikisht për fëmijët. Do të kenë akses të barabartë, që do të thotë se luftohen pabarazitë,” shprehet e sigurisë ushqimore, Jolanda Hyska.

Për ta, ky është një hap konkret parandalues drejt menaxhimit të peshës dhe obezitetit tek fëmijët.

“Nuk do të jetë një ndërhyrje pasive ku thjesht do të ofrohet ushqimi, por do të shoqërohet me shumë materiale dhe seanca edukimi lidhur me mënyrën e ushqyerit, ushqimet e shëndetshme dhe konsiderimin e vakteve të shëndetshme. Mesazhet do të përcillen tek fëmijët, por edhe tek prindërit,” tha ajo.

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Jolanda Hyska, tregon se fëmijët do të përfitojnë në shkollë më shumë se një vakt ushqimor.

“Fëmijët nuk do të rrinë vetëm për të bërë mësimet në shkollë, por do të përdorin edhe aktivitete që do t’i bashkojnë ata,” shton Hyska.

Ndonëse shihet si një ndërhyrje komplekse, prindërit do të jenë të informuar në çdo hap të ndërhyrjes dhe do të pajisen me rregullat e ushqyerjes së shëndetshme, me qëllim që ajo të vijojë edhe në shtëpi.

Next Post
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com