Nga data qershor deri më 30 shtator kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ‘shkrihet’.
Marrëveshja është nënshkruar ditën e sotme në mbledhjen e dy qeverive dhe u jep mundësi qytetarëve të të dy shteteve që gjatë kësaj periudhe, çdo fundjave dhe gjatë ditëve të festave kombëtare të kalojnë kufirin pa qenë nevoja të regjistrohen në pikat doganore.
Marrëveshja është bërë me qëllim zvogëlimin e radhëve të pritjes që haset çdo sezon veror, e po ashtu rritjen e fluksit të lëvizjes mes dy vendeve.
/e.d