• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëria dhe KE diskutojnë progresin e reformës në administratën publike

by
15/07/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi i 5-të i Grupit Special për Reformën në Administratën Publike u zhvillua sot në Tiranë. Grupi Special për Reformën në Administratën Publike është një strukturë dialogu mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Shqipërisë në kuadrin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Objektivi i takimit ishte diskutimi i progresit të Shqipërisë në një nga kriteret politike për anëtarësim në Bashkimin Evropian – reformën e administratës publike.

Takimi u drejtua bashkërisht, për Shqipërinë nga Milena Harito, Ministre e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe për Komisionin Evropian, nga Michela Matuella, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit.

Në hapjen e takimit Ministrja Harito u shpreh se, “Reforma në Administratën Publike është një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare, sepse jemi shumë të ndërgjegjshëm që çdo reformë që ndërmarrim, çdo akt që ndërmarrim, çdo vullnet politik nëse nuk është i mbështetur në një administratë publike të qëndrueshme dhe profesionale është jetëshkurtër. Për zhvillimin e vendit është e domosdoshme që administrata publike të forcohet, të profesionalizohet dhe ashtu si në gjithë vendet e zhvilluara të jetë administrata ajo që garanton vazhdueshmërinë e shtetit dhe profesionalizimin e shtetit”.

Matuella vuri në dukje se reforma e administratës publike është një nga shtyllat kyçe të reformave thelbësore të kërkuara në procesin e anëtarësimit në BE. Për të arritur këto objektiva, reforma ka nevojë për një udhëheqje të fuqishme dhe të kuptuarit se gjithë institucionet publike duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në zbatimin e kësaj reforme.

Përfaqësuesja e Komisionit theksoi se, reforma e administratës publike është një proces shumë kompleks dhe shumë gjithëpërfshirës. Strategjia e Zgjerimit të BE-së 2014-2015 ka përcaktuar kuadrin për monitorimin e reformës së administratës publike dhe gjashtë fushat thelbësore në këtë aspekt: kuadri strategjik i reformës së administratës publike, hartimi dhe koordinimi i politikave, shërbimi publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore, përgjegjshmëria, ofrimi i shërbimit dhe menaxhimi financiar publik. Të gjitha këto fusha janë njësoj të rëndësishme për të pasur një administratë publike të mirë që arrin objektivat e Qeverisë dhe jep rezultate për qytetarët.

Pjesëmarrësit diskutuan progresin e arritur nga Shqipëria në gjashtë fushat thelbësore. Komisioni vlerësoi progresin e përgjithshëm të bërë që prej Grupit të fundit Special për Reformën në Administratën Publike në shkurt 2015, si miratimi i Strategjisë së Reformës Publike dhe Kodit të Procedurës Administrative.

Njëkohësisht Komisioni nënvizoi fushat ku nevojitet më shumë progres në muajt e ardhshëm, si sigurimi i qëndrueshmërisë financiare për procesin e reformës, zbatimi koherent i Ligjit për Nëpunësin Civil duke siguruar rekrutim transparent, të drejtë dhe të bazuar në merita, sigurimi i një procesi zhvillimi transparent të politikës publike, sigurimi i rritjes së transparencës së buxhetit dhe progresi në zbatimin e strategjisë për parandalimin e pagesave të prapambetura.

Takimi tjetër i Grupit Special për Reformën në Administratën Publike do të zhvillohet në shkurt 2016.

Next Post

KLSH: Kompanitë e naftës kryejnë evazione fiskale, dëmi 5% e PBB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

June 15, 2026
Arrihet marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës. Firmoset të premten në Zvicër

Arrihet marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës. Firmoset të premten në Zvicër

June 15, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Krim i rëndë në Mirditë, qëllohet për vdekje një person

June 15, 2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In