• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KLSH: Kompanitë e naftës kryejnë evazione fiskale, dëmi 5% e PBB

by
15/07/2015 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaroi se koncesionarët që shfrytëzojnë naftën e nëntokës shqiptare kanë kryer evazion në përmasa të frikshme, deri në 5 për qind të prodhimit kombëtar.

“Po jap një fakt që është tronditës sa i përket faktorit ‘R’. Asnjëherë ky faktor nuk ka arritur të jetë më i madh se një rritje që do të bënte që detyrimi i këtyre kompanive ndaj buxhetit të shtetit të ishte 500 milionë dollarë”, deklaroi kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj.

Leskaj tha se ky krim financiar, i realizuar në disa vite, është kryer me bekimin e strukturave të shtetit, përkatësisht të institucioneve që mbikëqyrin koncesionet, si Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore apo Albpetrol.

“Për rezultatet e këtij auditimi unë kam informuar me shkrim Presidentin, Kryeministrin dhe gjithë dosjen e kam dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për të hetuar veprimet dhe mosveprimet e drejtuesve aktualë dhe atyre të mëparshëm. Gjithashtu, i kam propozuar ministrit aktual të shkarkojë tre drejtuesit e Agjencisë së Hidrokarbureve”, deklaroi Leskaj.

Zoti Leskaj ishte në komisionin parlamentar të ekonomisë për të paraqitur raportin vjetor të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2014 dhe gjysmën e parë të këtij viti.

“Gjatë kësaj kohe, dëmi ekonomik i zbuluar është 27 miliardë lekë, nga të cilat 11 miliardë vetëm për 2014-n dhe 16 miliardë për 6-mujorin e parë të këtij viti”, saktësoi Leskaj.

Kreu i KLSH-së listoi një sërë rekomandimesh për qeverinë dhe Parlamentin, duke e vënë theksin veçanërisht tek mosndëshkimi i zyrtarëve të lartë që gjenden në shkelje, por edhe te disa ndryshime ligjore për sektorin e hidrokarbureve./Top Channel/

Next Post

Sallatë me finok të zierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com