• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria blen dronë ushtarakë tip “SIHA” dhe tip “IHA” nga Turqia, kostoja 10 miliardë lekë, qeveria: Rrit sigurinë kombëtare dhe kontrollin e territorit!

by Java News
29/06/2021 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Shqipëria do të ketë dronë ushtarakë, fjala e fundit e teknologjisë. Tashmë është konkretizuar marrëveshja për blerjen e dronëve ushtarakë në Turqi, dhe sipas medias turke “Yeni Şafak” Shqipëria ka shpenzuar për blerjen e tyre 8 milionë euro.

““Yeni Şafak” ka zbuluar për herë të pare edhe tipin e dronëve superinteligjentë, tip IHA dhe SİHA prodhuar nga “Baykar Defense” në Turqi. Sipas saj bëhet fjalë për mjetet ajrore pa pilot, që prodhohen në industrinë e mbrojtjes me armatim tip (SIHA) të cilët janë dronë të armatosur dhe dronë pa armatim tip (IHA).

Gjatë vizitës në Stamboll në fillim të muajit qershor, kryeministri Edi Rama njoftoi arritjen e një marrëveshje për pajisjen e vendit me disa dronë inteligjentë që do të shërbenin për monitorimin e territorit.

Rama shpërndau këto dy foto nga takimi me ekspertët turq dhe tha se bëhej fjalë për dronë që do të mblidhnin dhe do përcillnin dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet rendin publik e te tjera.

Në 22 qershor, qeveria ndryshoi buxhetin me akt normativ për të shpenzuar 1 miliard lekë për Ministrinë e Mbrojtjes për pajisjen me dronë në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi.

Edhe pse në relacion nuk specifikohet se bëhet fjalë edhe për dronë ushtarakë, mediat turke shkruaje se në fakt dronët tip SİHA që funksionojnë me armatim të prodhuara nga inxhinierë turq veprojnë si një forcë goditëse pasi kanë të integruara municione, ndërsa dronët tip IHA funksionojnë pa armatim e shërbejnë për të monitoruar dhe mbledhur informacion.

Dronët që Ministria e jonë e Mbrojtjes bleu nga kompania turke janë sot krenaria e Forcave të Armatosura Turke, e cila i përdor për qëllime të ndryshme taktiko-ushtarake. Këta dronë të konsideruar unikë e kanë renditur sot Turqinë në mesin e vendeve të pakta në botë të afta në këtë fushë.

Ambientet e fabrikës ku prodhohen disa variante të dronëve në fjalë, u vizitua gjatë këtij muaji edhe ministri i brendshëm Bledi Cuci. Aktualisht në vendin tonë dronët janë përdorur nga Policia e Shtetit për të kapur shkeljet në rrugë të drejtueseve të automjeteve me shpejtësi tej normave./m.j

 

 

Next Post
KKT miraton lejen për Teatrin e ri Kombëtar, Veliaj ndan lajmin e mirë dhe jep disa detaje

KKT miraton lejen për Teatrin e ri Kombëtar, Veliaj ndan lajmin e mirë dhe jep disa detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In