• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqipëria ‘Big Brother’, udhëzimi i ri për sigurinë publike me kamera, lexues targash e detektorë

by Java News
08/11/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëzimi i ri i ministrisë së Brendshme për marrjen e masave shtesë të sigurisë publike parashikon një proces analizimi të të gjitha vendeve publike, objekteve, aktiviteteve etj e në bazë të një vendimmarje kolegjiale të bazuar në një analizë faktorësh, do të përcaktohet se ku duhen instaluar sisteme sigurie.

Referuar udhëzimit që tashmë ka marrë fuqi ligjore, në çdo zonë të vendit do të bëhet një vlerësim për çdo subjekt duke u bazuar në faktorë si nëse subjekti ka qenë objekt i sulmeve të vazhdueshme kriminale në 5 vitet e fundit, nivelin e ekspozimit të mjediseve të aktivitetit ndaj elementeve kriminale, distancën e objektit nga njësia policore apo qendrat e banuara, llojin e veprimtarisë që kryen subjekti etj.

Pas këtij vlerësimi, objektet ku do të rezultojnë se duhen vendosur masa shtesë të sigurisë publike duhet të plotësojnë kriteret e vendosjes së sistemit të sigurisë, sipas kategorizimeve të mëposhtme:

Subjekte që tregtojnë me shumicë karburante, gaz të lëngshëm:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV,me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje në të gjithësipërfaqen brenda territorit të objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje-dalje të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj; c) Kontraktojnë shërbimin privat të sigurisë fizike për ruajtjen e objektit. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte që tregtojnë me pakicë karburante, gaz të lëngshëm:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në sistemin e pompave dhe në perimetrin e objektit. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje-dalje të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj.

Subjekte që ruajnë dhe magazinojnë lëndë të rrezikshme (radioaktive, shpërthyese, helmuese, djegëse), lëndë plasëse dhe piroteknike:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje në të gjithë sipërfaqen brenda objektit, në hyrje-dalje dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrjedalje të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

c) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

-Subjekte që transportojnë lëndë të rrezikshme (radioaktive, shpërthyese, helmuese dhe djegëse), plasëse dhe piroteknike:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, në automjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme, me fushëpamje të plotë të automjetit. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b)Instalojnë sistem me GPS, në automjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme, i cili kontrollohet nga salla operative e vetë subjektit ose subjekte të licencuara për monitorim dhe menaxhim në distancë të mjetit;

-Subjekte që ushtrojnë aktivitet në transportin publik të udhëtarëve, studentëve, nxënësve të shkollave:

a) Instalojnë sistem me GPS, në automjetet që shërbejnë për transportin e udhëtarëve, të cilët kontrollohen nga salla operative e vetë subjektit ose subjekte të licencuara për monitorim dhe për menaxhimin në distancë të mjetit;

b) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje të plotë në brendësi të automjetit.

-Subjekte që disponojnë lokale nate si disko, Pub-e:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje brenda objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrjedalje të parkimit të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

c) Pajisin punonjësit në hyrje të objektit me dedektor;

d) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike, sipas përcaktimit një punonjës sigurie për 40–50 persona. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte që disponojnë lojëra fati/kazino:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në të gjithë sipërfaqen brenda objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrjedalje të parkimit të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

c) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

-Subjekte që ushtrojnë aktivitet nga ora 23:00 deri 06:00:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit dhe ambientet e brendshme/të jashtme të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte që administrojnë impiante dhe depo ujësjellësi:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në brendësi të sipërfaqes së rrethimit të objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Institucionet arsimore publike/private, të çdo niveli:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në korridoret e brendshme dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Administratorët e stadiumeve, pallateve të sportit, kinemave, teatrove, sallave të koncerteve, muzeumeve:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike për kohën kur zhvillohen aktivitete sportive dhe/ose artistike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Bankat e nivelit të dytë:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në sportelet dhe/ose vendet ku ofrojnë shërbime. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Pajisin punonjësit në hyrje të objektit me dedektor;

c) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

d) Lidhin sinjalin me sallat e komandimit/e drejtimit të strukturave vendore të Policisë së Shtetit.

Subjekte të këmbimit valutor, të tregtimit dhe të përpunimit të metaleve të çmuara:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në sportelet dhe/ose vendet ku ofrojnë shërbime. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte publike/private që administrojnë hidrocentrale, termocentrale, n/stacione elektrike:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje, në ambientet e brendshme të objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Administratorët e terminaleve të trageteve, aeroporteve, autobusëve, taksive, trenave:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 30 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje, në ambientet e brendshme të objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrjedalje të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

c) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Qendrat spitalore universitare dhe rajonale shëndetësore, publike dhe private:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit dhe në ambientet e brendshme të pritjes së pacientëve. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte publike/private që administrojnë kënde lojërash të mbyllura:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në të gjithë sipërfaqen brenda objektit, në hyrje-dalje dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

Subjekte që kanë në pronësi/administrim, qendra tregtare:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 15 ditë dhe me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në të gjithë sipërfaqen brenda objektit, në parkingje brenda e jashtë objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrje- dalje të parkimit të objektit dhe server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

c) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike, me qendër kontrolli që funksionon 24h/24h brenda qendrës tregtare. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Administratorët e tregjeve publike/ private:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 15 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje, në të gjitha ambientet e brendshme të objektit dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte private që kanë të punësuar mbi 50 punonjës:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave, miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Subjekte private që realizojnë xhiro vjetore jo më pak se 10 milionë lekë:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Administratorët e parkingjeve publike/ private të hapura dhe/ose të mbyllura:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në perimetrin jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve në hyrjedalje të objektit dhe me server me kapacitet që ruan të dhënat jo më pak se 15 ditë, deri në një muaj;

c) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Shoqëritë e kursim-kreditit dhe institucionet financiare jo banka:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në sportelet dhe/ose në vendet ku ofrojnë shërbime. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Institucionet qendrore publike, me përjashtim të atyre që ruajtja dhe sigurimi bëhet nga Garda e Republikës, Policia e Shtetit, e Burgjeve dhe ajo Bashkiake:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/server, jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të objektit, në ambientet e brendshme dhe në perimetrin e jashtëm të tij. Skema e vendosjes së kamerave miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti;

b) Kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike. Skema e ruajtjes dhe e sigurimit të objektit miratohet nga shefi i komisariatit të policisë në territorin ku është objekti.

Administratorët e ndërtesave të banimit, pas dakordësimit me banorët dhe në bashkëpunim me ta:

a) Instalojnë sistem me kamera të tipit CCTV, me rezolucion të lartë, me rreze infra të kuqe dhe që ruajnë imazhet filmike në NVR/ Server jo më pak se 10 ditë, me fushëpamje në hyrje-dalje të ndërtesës së banimit.(SCAN)

Next Post
Çfarë pasojash ka shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm tek hetimi mbi Rusinë?

Çfarë pasojash ka shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm tek hetimi mbi Rusinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In