• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shqipëria B”, si tallen rumunët para sfidës me kuqezinjtë

by A R
16/06/2016 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rumania duket se na nënvlerëson. Dhe ky është një lajm i mirë, sepse përgjigjen e “shqiponjave” duhet ta marrin në fushën e lojës, të dielën, në stadiumin e Lionit. Pas dy paraqitjeve tejet mbresëlënëse, ndoshta do të jetë “e treta e vërteta” për kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi. Ndoshta fati nuk do të na braktisë edhe në duelin me rumunët, si ndaj helvetëve dhe transalpinëve. Vërtet nuk kemi asgjë për të humbur, por ama kemi shumë për të fituar. Një trepikësh ndaj kundërshtarit të tretë në Grupin A me shumë gjasa nuk do të na kthente në shtëpi, por do të na dërgonte në fazën me eliminim direkt të “Euro 2016”.

Pra, gjithçka është e hapur, asgjë nuk ka mbaruar. Edhe për Rumaninë e Jordaneskut, që dje ka marrë pikën e parë në turneun e kësaj vere. Megjithatë, duke lexuar gazetën më të madhe sportive në këtë vend, “Pro Sport”, nuk mund të mos nënvizosh një fakt, që e thamë që në fillim të këtij shkrimi, se Rumania nuk na merr sa duhet seriozisht. Ndryshe nuk ka si të shpjegohet paragrafi i shkrimit të kësaj gazete për barazimin 1-1 me Zvicrën, në fund të tij, ku hapet “dritarja” edhe për ballafaqimin e radhës me shqiptarët: “Tani të mendojmë cinikisht si Jordanesku. E mavijosëm Shqipërinë A me një pikë dhe të dielën shkojmë drejt kualifikimit me Shqipërinë B”.

Pra, Zvicrën e 6 shqiptarëve e konsiderojnë si Shqipërinë A, më të fortën, kryesoren, të cilën e mavijosën, i morën barazim, ndërsa kombëtaren e kuqezinjve, jo pa ironi, jo pa shpotitje, e cilësojnë Shqipëria B, ndaj së cilës e kanë të sigurtë kualifikimin!!! Kjo ndarje në A dhe B, duke nënkuptuar edhe një “rregull treshi”, ku Shqipëria A e mundi Shqipërinë B; Rumania barazoi me Shqipërinë A, atëherë i bie që të triumfojë me Shqipërinë B, duket një provokim i rëndë, që do të rrisë edhe më shumë sedrën e kuqezinjve. Kjo është logjikisht “zgjidhja e ekuacionit”, nëse mund të merret i tillë paragrafi i mësipërm i “Pro Sport”, që kanë rumunët në letër për sfidën e së dielës, e cila do të luhet në Lion, të dielën, ora 21:00.

A i referohen pikës që kanë, e cila bën diferencën momentalisht mes dy kombëtareve, formës aktuale të të dyja skuadrave, apo ndonjë gjëje tjetër, kjo vështirë të “dekriptohet”. Në këtë qëndrim të sportives më të madhe rumune ka vetëm një fakt, që mund t’u krijojë atyre këtë lloj deliri paraprak. Kjo ka të bëjë me historikun e ballafaqimeve të së shkuarës. Në këtë pikë, Rumania është dukshëm më lart se kuqezinjtë tanë, sepse në 8 ndeshje zyrtare, në kualifikueset e Europianit dhe të Botërorit, kanë marrë 6 fitore dhe 2 barazime. Pra, asnjë humbje. Edhe golaverazhi flet qartësisht për ta: 22-5. A do t’ia dalë Shqipëria t’u marrë fitoren e parë rumunëve në sfida zyrtare, në garimin e saj të parë në finalet e një Europiani? Mundësitë janë, por fusha do ta tregojë. Kuptohet, duhet vlerësim maksimal dhe respekt për kundërshtarin, jo sikurse bën ky i fundit, duke na konsideruar si Shqipëria B./Telesport/a.m.

Next Post

JCR: Prespektiva e borxhit shqiptar pozitive, nevojiten reforma të ngutshme strukturore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Sondazhi: 40% e shqiptarëve mendojnë se Berisha ka ende kontroll mbi drejtësinë

March 17, 2026
Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara në kufi, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

Sekuestrohen mijëra euro dhe kanabis në Muriqan, vihen në pranga dy persona

March 17, 2026
Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In