• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shqipëria arreston kosovarin e dënuar për terrorizëm

by Java News
30/12/2016 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kosovës në kufirin Morinë-Kukës, i kërkuar nga autoritetet në Kosovë për terrorizëm.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se “ata kanë bërë lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetas i Kosovës: Enis Begolli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Mitrovicë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për “terrorizëm”, pasi që ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri si pjesëtar i ISIS-it”, thuhet në njoftim.

Policia e Shqipërisë tha se pas kryerjes së procedurave ligjore, shtetasi i Kosovës i’u është dorëzuar strukturave të policisë së Kosovës nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës në Kukës.

Në prill të këtij viti, Enis Begolli nga qyteti i Mitrovicës u shpall fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe u dënua më katër vjet burgim, ndërsa është në pritje të vërtetimit të dënimit nga Gjykata e Apelit.

Enis Begolli u arrestua në shtator të vitit 2014 nën aktakuzat se “në shtator të vitit 2013 ka udhëtuar për në Siri përmes Turqisë, dhe është vendosur në Alepo ku ka marrë pjesë në një kamp stërvitor duke iu bashkuar formacioneve të ISIS-it, për tre muaj”.

Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme. Sipas autoriteteve rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në ato konflikte. Dy vjet më parë policia filloi hetimet kundër 237 vetave për pjesëmarrje në luftë, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve të huaj dhe mbi 127 veta janë arrestuar. Sipas autoriteteve, 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat.

Autoritetet në Kosovë thonë se me gjithë arritjet në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, trajtimi i tij mbetet sfidë e vazhdueshme. Vetëm gjatë këtij viti Policia e Kosovës ka trajtuar 47 raste që kanë të bëjnë me terrorizëm duke arrestuar 33 persona dhe janë ngritur 30 kallëzime penale ndaj 78 individëve, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kuvendi urdhëron auditimin e konçesioneve, në sitë kontratat e qeverive Berisha-Nano

Kodi i ri hap rrugën e gjykimit për ish-presidentët dhe ish-kryeministrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In