• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria anëtarësohet në EUROJUST, Gjonaj: Plotësuam të gjitha kushtet e vendosura

by Java News
01/11/2019 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EUROJUST ka hapur zyrëtarisht dritën jeshile për Shqipërinë. Lajmi është bërë me dije nga vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila ka konrmuar se ky institucion kyç i Bashkimit Europian ka vlerësuar të gjithë bilancin e arritur nga institucioni që ajo drejton, duke e bërë pjesë me të drejta të plota.

Ndër të tjera Gjonaj shkruan:

“Shqipëria pranohet zyrtarisht në EUROJUST”. Privilegj dhe kënaqësi të ndaj lajmin e mirë për hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërmjetShqipërisë dhe Eurojust e nënshkruar më 5 tetor 2018. Ky rezultat pozitiv vjen pas një bilanci të vlerësuar pune nga ekipi i EUROJUST, ku intesivisht u përpoqëm të plotësojmë të gjitha parakushtet e vendosura. Kjo përgjigje pozitive është një notë e çmueshme që i takon të gjithë mundit tonë, për ta ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin për hetimin e krimit transnacional. Përmes caktimit të një prokurori në zyrën e EUROJUST në Hagë, ne do të rrisim më tej besimin e partnerëve tanë në vullnetin e Shqipërisë për të luftuar krimin e organizuar transnacional, si dhe do të garantojmë shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve të nevojshme për luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht në sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale”, nënvizon ministrja Gjonaj.

Ndërkohë, tetorin e vitit të shkuar, Gjonaj nënshkroi me presidentin e Eurojust Hamran, një marrëveshje për të fuqizuar më tej bashkëpunimin operacional dhe strategjik gjyqësor.

Shqipëria u vlerësua nga të gjitha inspektimet e herë pas hershme nga të gjithë përfaqësuesit, duke analizuar sot fuqizimin e marrëveshjes.

Kujtojmë që EUROJUST është institucion me seli qendrore në Hagë dhe aktualisht përbëhet nga mbi 100 prokurorë nga vëndet të BE-së. Kryesisht i është besuar forcimi i luftës kundër krimeve të rënda përmes bashkëpunimit më të ngushtë brenda Bashkimit Europian, në fushën e zbatimit të ligjit.

Next Post
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

Protesta e opozitës më 24 janar, AMP nis hetimet për shoqërimin e të miturit

January 28, 2026
Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

Spiropali në ceremoninë e 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë: I dëshmoi botës që në këto troje jeton një popull europian. Ambasadori shpirtëror i shqiptarisë..

January 28, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

Aksidenti tragjik në Rumani/ Tronditëse dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek: Shoferit iu bllokua timoni pas parakalimit..

January 28, 2026
Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

January 28, 2026
Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

January 28, 2026
Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

January 28, 2026

Si mund të bëhet Irani, një republikë demokratike, paqësore dhe jo-bërthamore?!

January 28, 2026
Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In