• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria 7 vite në NATO, Basha: Qeveria ka përdhosur standartet në këto vite

by A R
04/04/2016 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një mesazh me rastin e 7 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, që përkon edhe me 67 vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Në mesazhin e tij Basha falenderon aleatët për mbështetjen që i dhanë vendit tonë, si dhe nënvizon reformat që sipas tij u përmbushën gjatë qeverisjes së djathtë.

Basha shkruan me stë tjerash se qeveria aktuale ka përdhosur standartet e NATO-s si dhe nuk ka përmbushur detyrimet për investimet në mbrojtje.

Ja mesazhi i plotë i Bashës:

Me rastin e 67 vjetorit të themelimit të NATO dhe 7 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Në këtë ditë të shënuar për të gjithë vendet e Aleancës së Atlantikut të Veriut, dëshiroj të uroj mbarë shqiptaret për përvjetorin e anëtarësimit në NATO.

Me këtë rast ju shpreh të gjitha vendeve anëtare dhe veçanërisht aleatit tonë strategjik, SHBA mirënjohjen më të thellë të mbarë shqi​ptarëve për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë, para, gjatë dhe pas anëtarësimit.

Si Kryetar i PD shpreh krenarinë legjitime që në 8 vjet qeverisje kemi udhëhequr një proces historik reformash në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, që u finalizuan me anëtarësimin në NATO (prill 2009), dhe me përmbushjen e angazhimeve teknike të anëtarësimit (shtator 2013).

Dua të nënvizoj pa asnjë mëdyshje se PD i konsideron çështjet strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes si tërësisht përtej interesave politike të ditës.

Në këtë kontekst, shpreh shqetësimin por edhe angazhimin tim se do te bëjmë gjithçka të mundur për të ndalur prishjen e balancave kushtetuese; arrogancën e paprecedentë politike; mungesën e konsensusit; shpërdorimin propagandistik të burimeve, pronave dhe kapaciteteve të mbrojtje; uljen drastike të buxhetit me 50%, politizimin ekstrem të FA, dhe rrëshqitjen e Shqipërisë në fundin e listës së vendeve të NATO-s – ku fatkeqësisht e kanë katandisur pseudo reformat e dështuara në këtë fushë.

Eshtë për të ardhur keq që standardet e NATO-s janë përdhosur në këto tre vite veçanërisht në fushën e mbrojtjes, ku jo vetëm kemi rënie të buxhetit nga 2 për qind që është kërkesë e Aleancës në 0.87 % të GDP, por ku paratë e shqiptarëve shpërdorohen në mënyrë skandaloze për luks zyrash, apo vidhen me tendera të korruptuar, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Politizimi, shkarkimet e padrejta dhe emërimet korruptive e klienteliste kane sjelle si rezultat renie te gatishmërisë së forcave tona te armatosura, trafikun me avione te droges, rikthimin e skafeve dhe cenimin e sigurise kombetare.

Si kryetar i Opozitës, dëshiroj t’u shpreh mbarë shqiptarëve angazhimin e PD dhe përkushtimin tim personal që në bashkëpunim me aleatët strategjikë, do të konsiderojmë prioritet në programin e PD-së, përgatitjen e një projekti kombëtar në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ky projekt përtej përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s, do të fokusohet në strategji, projekte dhe kapacitete të afta të përballen me listën e rreziqeve si: “cenimi i stabilitetit të demokracisë, kriminalizimi i institucioneve, terrorizmi, krimi i organizuar, trafiqet, policimi ajror, rastet renegate, kriza financiare, emergjencat civile, siguria e mjedisit”, që kërcënojnë sot me shumë se kurrë me parë që nga lufta e ftohtë, sigurinë dhe prosperitetin e qytetareve, stabilitetin e shoqërisë dhe të interesat mbarëkombëtare shqiptare.

Next Post

Projekti/ Korça me fshat Olimpik që kushton miliarda lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

Akuzohen për prodhim e shitje narkotikësh, grup i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre, GJKKO jep vendimin për tre të pandehurit, njëri prej tyre ish-efektiv policie

February 13, 2026
Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

Kina dhe ShBA vazhdojnë shkëmbimin e informacionit kundër drogës dhe luftën kundër pastrimit të parave

February 13, 2026
Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

Strategji e re për integrimin evropian të Ballkanit, Merz paralajmëron ndryshime të mëdha nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, çfarë pritet të ndodhë pas prillit?

February 13, 2026
Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

Akuzohet për vrasje/ Safet Bajri kërkon lirimin nga burgu, zbardhet kërkesa në Kushtetuese

February 13, 2026
U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

U ekstradua një ditë më parë nga Belgjika/ GJKKO i komunikon masën e arrestit Sergej Hasanpapajt, i përfshirë në vrasjen e Bledar Muçës

February 13, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Protesta e dhunshme e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

February 13, 2026
 A ka moshë dashuria?

 A ka moshë dashuria?

February 13, 2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska

February 13, 2026
Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

Verifikimi i të dhënave të pronës do të bëhet edhe përmes internetit, ASHK: Akses i lehtë dhe transparencë më e madhe!

February 13, 2026
“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

“Nuk ka pasur polici në UÇK”, mbrojtja e Selimit rrëzon pretendimet e prokurorisë në Speciale

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In