• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Projekti/ Korça me fshat Olimpik që kushton miliarda lekë

by A R
04/04/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Korçës pritet të jetë shumë shpejt me një fshat olimpik. Punimet pritet të nisin në datën 18 prill, pas një nisme të qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Korçës. Një gjë të tillë e bëjnë me dije burime zyrtare pranë bashkisë dhe klubit korçar, që kanë konfirmuar këtë investim gjigant.
Kësti i parë i parave për zhvillimin e punimeve është derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë në qytetin juglindor dhe bëhet fjalë për një shumë rreth 5 miliardë lekë.

Ndërkohë që në vazhdim të punimeve, në kohë të ndryshme, do të ketë edhe dy këste të tjera, por shuma e tyre nuk mund të bëhet me dije për momentin, pasi, pas çdo faze, do të bëhet rivlerësimi i shpenzimeve në bazë të punimeve që do të kryhen. Projekti, në përfundim të realizimit të tij, do t’i japë stadiumit dhe ambienteve rreth tij një pamje të re dhe mjaft moderne, e cila do të jetë e para në vendin tonë.

Starti i punimeve – Sistemimi i ambienteve sportive të zonës afër stadiumit do të fillojë me fazën e parë të punimeve që pritet të nisë në 18 prill. Punimet do të nisin menjëherë në dy kupolat që janë ngritur prej kohësh me idenë e krijimit të një salle të atletikës, por që kishin mbetur prej vitesh në harresë.

Kjo do të jetë pjesë e fazës së parë të ndërhyrjes dhe do të krijohet një sallë që do të shërbejë për atletikën dhe shumësportëshin. Ndërsa pjesa tjetër e fazës së parë të këtij investimi do t’i takojë sistemimit të një pjese të ambienteve të akademisë së Klubit të Futbollit Skënderbeu. Kjo do të përfshijë ndërtimin e ambienteve të brendshme, dhoma zhveshjesh të pajisura edhe me dushe për të ofruar kushte më të mira për ekipet e moshave.

Fazat e tjera – Veç këtyre punimeve që do të kryhen në fazën e parë, fazat e tjera të investimit do të kalojnë përmes një procesi tenderimi që do të lidhet me ndërtimin e disa fushave sportive të atletikës, një stadium futbolli me përmasa olimpike, një stadium atletike, disa qendra stërvitore (palestra) për gjimnastikë, basketboll, volejboll dhe peshëngritje, dy qendra fizioterapeutike, një hotel me 126 dhoma dhe me dy salla konferencash, të cilat do të ofrojnë shërbime për sportistët dhe sportdashësit, si dhe shumë ambiente dhe shërbime të tjera, përfshirë këtu restorantet, dyqanet sportive, parkingun dhe mjedise të gjelbëruara.

Ky është një investim i Bashkisë Korçë, qeverisë shqiptare dhe agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillimin ndërkombëtar.

Stadiumi – Investimi që pritet të nisë në mesin e muajit prill është konfirmuar edhe nga presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili ka pranuar se pritet të nisin punimet shumë shpejt për ambientet sportive. Nga ana tjetër, pritet që një nga etapat apo fazat e parashtruara në këtë projekt t’u takojë punimeve për stadiumin e qytetit.

Objektivi është që në stadiumin aktual të shtohen vendet në tribunën kryesore, por edhe në tribunat e tjera, duke bërë që të ketë një kapacitet me rreth 9500 vende, si dhe kushte më të mira për tifozët që do të ndjekin ndeshjet e Skënderbeut në shtëpi. Gjithashtu, stadiumi do të ketë të gjithë elementët për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare. Kujtojmë se aktualisht stadiumi i qytetit të Korçës mban rreth 6 mijë tifozë dhe korçarët i kanë luajtur ndeshjet europiane në “Elbasan Arena”.

JA ÇFARË PRITET TË NDËRTOHET
 Fushë atletike me sip. 7.000 m2.
 4 fusha volejbolli dhe basketbolli me sip. totale 1.600 m2.
 4 fusha tenisi me sip. 1.000 m2.
 3 fusha minifutbolli me sip. 2.400 m2.
 Një sallë gjimnastike me sip. 1.500 m2 dhe kapacitet 300 vende.
 Një sallë për lojërat me dorë sip. 1.500 m2 dhe kapacitet 300 vende.
 Një palestër peshëngritje me sip. 2.800 m2 dhe kapacitet 1.200 vende.
 Një poligon qitjeje me sip. 2.000 m2.
 Stadium me sip. 22.000 m2 dhe ambiente mbështetëse me sip. 1200 m2 si dhe kapacitet 9.500 vende.
 Stadium atletike me sip. 14.500 m2.
 Një pishinë të mbyllur me sip. 4.400 m2 dhe kapacitet 1.300 vende.
 Dy qendra fizioterapie me sip. 920 m2.
 Një godinë administrate me sip. totale 4.000 m2.
 Tri zona parkimi (një nën tokë, një në katin e parë dhe një e tretë për hotelin) me sip. 7.000 m2 dhe kapacitet 1.500 vende.

Next Post

DAP studentëve: Ja vendet e lira të punës në administratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

5 “gracka” në shtëpi që ju vjedhin hapësirën pa e kuptuar

October 7, 2026
A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë

October 7, 2026
Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com