• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Serbi, FSHF: Nuk do të ketë tifozë serbë në stadium!

by
01/10/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “Elbasan Arena”, nuk do të ketë tifozë serbë për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Deklarata është bërë sot nga Federata Shqiptare e Futbollit përmes Sekretarit Ilir Shulku. Në një konferencë për mediat, Shulku theksoi se për shkak të ndjeshmërisë për këtë supersfidë të 8 Tetorit, asnjë tifoz serb nuk do të jetë në stadium për të shmangur ndonjë agravim të situatës.

Në të njëjtën kohë, FSHF i bëri apel tifozëve kuqezi që të tregojnë vlerat e popullit shqiptar si një popull i civilizuar, pasi në të kundërt çdo incident do të ndikonte në ëndrrën tonë për në Evropian.

“Në stadium nuk do të ketë tifozë serbë. Të gjithë e dimë që koj është një ndeshje e rëndësishme për ëndërrën tonë për në Evropia. Ndaj ne duhet të jemi të kujdesshëm të tregojmë vlerat tona. Ne shpresojmë në një rezultat të mirë në fushë. Por ne duhet të tregojmë vlerat tona si popull i civilizuar.” theksoi Shulku

Sa i përket kërkesave të mëdha për bileta, Shulku tha se kërkesa ka qenë mjaft e lartë dhe nga ana e saj FSHF ka selektuar dhe është munduar të kënaqë të gjitha instituconet që kanë kërkuar të jenë të pranishëm në “Elbasan Arena”.

“Për 1 minutë ka pasur 4 mijë klikime. Kjo është lehtësisht e verifikueshme. Na vjen keq që nuk kemi patur mundësi të sigurojmë bileta për të gjithë por jemi përpjekur të selektojmë dhe të plotësojmë kërkesat minimale të institucioneve.” tha ai

Në fund ai mohoi edhe zërat se në stadium do të këndonte një këngëtare apo grup serb.

“Nuk do të këndojë asnjë grup serb në stadium. Nuk ka asnjë lloj logjike.” U shpreh Shulku

Next Post

Investimet e huaja: Kryesojnë Greqia dhe Kanadaja, Holanda kalon në vendin e tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com