• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Investimet e huaja: Kryesojnë Greqia dhe Kanadaja, Holanda kalon në vendin e tretë

by Java News
01/10/2015 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet e huaja: Kryesojnë Greqia dhe Kanadaja, Holanda kalon në vendin e tretë

Holanda kalon në vendin e tretë, Austria në të katërtin; dyfishohen investimet nga SHBA-të, rriten ndjeshëm ato nga Qipro…

Ndonëse që nga 2008 shteti Helen është zhytur në një krizë të thellë borxhesh, bizneset greke nuk kanë ngurruar të investojnë në Shqipëri. Statistikat e fundit të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Greqia ka stokun më të madh të investimeve të huaja në Shqipëri, në vitin 20014, me 1.16 miliardë lekë, në rritje prej 7% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Sektori që mban peshën kryesore në këto investime është telekomunikacioni (AMC dhe Vodafone figurojnë si kompani me kapital grek). Sektorë të tjerë janë industria përpunuese, me 44 milionë euro stok investimesh, tregtia me shumicë, pasuritë e patundshme etj.

Kanadaja ka vijuar të jetë shteti i dytë më i madh, përsa i përket stokut të investimeve të huaja të realizuara në Shqipëri, me 775 milionë euro. Megjithatë, në 2014-n ky stok ka shënuar një rënie prej 5.3%. Kontribuesi më i madh në investimet kanadeze është Bankers Petroleum, i përqendruar në industrinë nxjerrëse.

Italia, ndonëse është partneri kryesor tregtar i vendit, sidomos eksporteve, është investitori i tretë më i madh në vend, me 526 milionë euro, rritje 3.5% në 2014-n. Këtu rolin kryesor e luan industria përpunuese (tekstile e këpucë), me  122 milionë euro; ndërtimi 22 milionë euro; pasuritë e paturndshme janë rritur nga 50 në 60 milionë euro.

Holanda ka kaluar në vendin e katërt në 2014-n, me 505 milionë euro dhe rritje 30%, pas investimeve për ndërtimin e HEC-it të Devollit nga kompania Starcraft.

Austria ka zbritur në vend të katërt, pasi stoku i saj i investimeve ka rënë me 17%, në 357 milionë euro, i ndikuar nga strategjia e bankës Raiffeisen për të ulur ekspozimin e saj në Shqipëri.

Gjermania është vetëm investitori i shtatë, me 126 milionë euro dhe rritje 6%. Investitorët gjermanë kanë qëndruar “larg” tregut shqiptar, ndërsa kanë qenë shumë më aktivë në vendet e tjer të rajonit, si Serbia, Maqedonia etj.

Në vitin 2014 ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve nga Qipro, me 36% në 116 milionë euro, ndërsa janë dyfishuar investimet nga SHBA, në 88 milionë euro.

invest-2014

Next Post

Bushati merr pjesë në ministerialet rajonale të Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Prill 2026

April 16, 2026
Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

April 16, 2026
Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

April 16, 2026
Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

April 16, 2026
Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

April 16, 2026
Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

April 16, 2026
Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

April 16, 2026
Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

Vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Gjetjet e para nga dhoma e hotelit, gjak në mur dhe peshqirë

April 16, 2026
Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

Transporti publik i rikthehet normalitetit, Karakaçi: Qeveria do ta subvencionojë naftën

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In