Ndeshja Shqipëri-Serbi po afron dhe masat e marrra për ketë super sfidë duket të jenë nga më të paimagjinueshmet.
FSHF dhe SHISH po përgatisin edhe në detajet më të vogla ndeshjen në mënyrë që të mos ketë asnjë incident që do të penalizonte kombëtaren kuqezi. Por duket se një “ide” e FSHF është pak më e çuditshme se çduhet.
Çdo veprim i paligjshëm që do të kryhet nga të pranishmit në stadium do të cilësohet si akt terrorist.
Pra ata që do të cënojnë sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes do të përballen me akuza të forta në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Në këto kushte ai që do të guxojë të kryejë ndonjë vepër penale, me apo pa dron, do të përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe rrezikon deri në 15 vite burg, në mos më shumë.