• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Serbi, 6 shifra dhe fakte historike që nuk i dini

by Java News
08/10/2015 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të përballjes vendimtare mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, në kuadër të eliminatoreve të Europianit, panoramimi i disa fakteve historike por edhe të ditëve të sotme do të jenpin një ide më të qartë rreth diferencave që ekzistojnë mes të ekipeve.

1 – Federata Shqiptare e Futbollit është pranuar në FIFA në vitin 1932, ndërsa homologia serbe është bërë anëtare e institucionit më të lartë të futbollit botëror që në vitin 1919.

2 – Pozicionin më të mirë në renditjen e FIFA-s, të 22-tin Shqipëria e ka arritur në Gusht të këtij viti, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për t’i dhënë fitoren 0-3 në tavolinë ndaj Serbisë, për sfidën e Tetorit të një viti më parë, ndërsa pika më e ulët, që është vendi i 124-t, është shënuar në vitin 1994.

Ndërkohë Serbia pozicionin më të mirë të 10-tin në Botë, e ka arritur në vitin 1998, ndërsa pozicioni më i ulët, i 101, është shënuar në vitin 1994.

3 – Golashënuesi më i mirë i Kombëtares Shqiptare është Erjon Bogdani me 18 gola, ndërsa futbollisti me më shumë ndeshje është Lorik Cana me 86 paraqitje me fanellën kuqezi. Te Serbia si golashënuesi më i mirë i historisë spikat Stjepan Bobek, me 38 gola, ndërsa Dejan Stankovic ka luajtur plot 103 ndeshje, më shumë se cdo futbollist tjetër me Kombëtaren Serbe.

4 – Vlera totale e futbollistë kuqezi kap shifrën e 34 milionë Eurove, ndërsa lojtarët serbë vlerësohen 158 milionë Euro.

5 – Fitoren më të thellë Shqipëria e ka arritur në miqësore ndaj Qipros në gusht të 2009, me rezultatin 6-1, ndërsa humbjen më të thellë e ka regjistruar me Hungarinë 12-0 në vitin 1950, sipas supersport.

Në vitin 1972, Serbia, në atë kohë pjesë e ish-Jugosllavisë, fitoi 10-0 me Venezuelën, ndërsa humbjen më të rëndë e ka pësuar ndaj Cekosllovakisë në vitin 1920 me rezultatin 7-0.

6 – Shqipëria i luan ndeshjet brenda në “Elbasan Arena”, që ka një kapacitet 12 800 vende, ndërsa Serbia në stadiumin e Partizanit të Beogradit, që mund të akomodojë 32 719 persona.

Next Post

Vuçiç: Ja pse vendosa të mos vij në Shqipëri, pas disa telefonatave me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com