Portugalia dhe Shqipëria janë përballur pesë herë gjatë historisë së kualifikimeve për Kampionate Botërore, Europiane, apo edhe ndeshje miqësore, me portugezët që kanë bilanc pozitiv nga këto takime.
Nga pesë përballjet mes Portugalisë dhe Shqipërisë, portugezët kanë fituar tri prej tyre, një ndeshje ka përfunduar me barazim dhe një fitore ka Shqipëria. Në këto takime portugezët kanë shënuar nëntë gola ndërsa shqiptarët pesë.
Ndeshja me më shumë gola ka qenë një miqësore e zhvilluar në vitin 2003 të cilën e fitoi Portugalia me rezultat 5:3.
Hera e fundit kur Portugalia luajti në Shqipëri ishte viti 2009. Luzitanët fituan me rezultat 2:1, me anë të një goli në minutën e 92 nga Bruno Alves.