• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shqipëri-Portugali, 811 policë në gatishmëri

by Java News
06/09/2015 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Qarkut të Elbasanit , një ditë para zhvillimit të ndeshjes së shumëpritur për kualifikueset e “Euro 2016”-s, Shqipëri-Portugali, ka bërë të ditura masat organizative sa i përket sigurisë, rendit dhe qetësisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes, që do të luhet te henen në oren 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke bërë të ditur bllokimin e disa akseve rrugore si dhe ndalimqarkullimin e mjeteve në shëtitoren nga stadiumi deri te “1 Maji”, nga Bashkia deri në dalje të Unazës, në sheshin përpara Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”, nga rrethrrotullimi i luleve deri te ai i Zaranikës, përpara stadiumit apo edhe bulevardi kryesor deri në stadium.

Sa u përket sportdashësve, hyrja e tyre në stadium do të nisë që 2 orë përpara ndeshjes në mënyrë që të shmangen radhët e gjata, por edhe për shkak se këtë herë do të jetë një risi në pajisjen e tifozëve me bileta elektronike, të cilat i kanë prenotuar përmes sistemit online dhe jo nga shitja nëpër sportele. Për herë të parë në Shqipëri, në një ndeshje ndërkombëtare tifozët e futur në stadium do të jetë të identifikuar falë kësaj risie.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur gjithashtu se do të angazhojë 811 punonjës policie, ndër të cilët përveç 261 punonjësve nga Elbasani do të ketë edhe 550 punonjës nga disa drejtori policie nëpër qarqe, si dhe 32 automjete. Në stadium nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë, ndërkohë që sportdashësve u kërkohet që të mos mbajnë me vete sende të forta, si shishe plastike apo fishekzjarre, pasi në të kundërt nuk do të lejohen të futen.

Next Post

Vjedhja e energjisë, 17 arreste në 1 javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com