• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vjedhja e energjisë, 17 arreste në 1 javë

by Java News
06/09/2015 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe gjatë kësaj jave  në të gjithë vendin, ka vijuar puna e përbashkët e Policisë  së Shtetit dhe OSHEE-së,  për “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.

Në një njoftim për mediat, Policia bën të ditur se gjatë  periudhës 31.08.2015 deri më 06.09.2015, në  të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 105  grupe të përbashkëta  Polici – OSHEE.

“Janë kryer kontrolle   të përbashkëta Polici –  OSHEE në 6 .145 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  37 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  37  autorë. Nga këta,  janë arrestuar në flagrancë  17 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike”, njofton Policia e Shtetit.

Janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 persona ndërsa janë ndërprerë 1. 841 lidhje të abonentëve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 108 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE  shprehin vendosmërinë se do të çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së. /ATSH/

Next Post

Si të hiqni mustaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com