Qendra për Informimim e BE-së Tiranë ka publikuar kalendarin e takimeve informuese të Thirrjeve për Propozime të Programit Ndërkufitar ndërmjet ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadr të fondeve IPA II për vitin 2014 & 2015.
Në një njoftim për shtyp, kjo qëndër bën të ditur se, Delegacioni i Bashkimit Evropian në ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë do të organizojë gjashtë sesione informative për Thirrjen e mësipërme për propozime në tetor të vitit 2016, me qëllim hartimin e projekteve të përbashkëta midis dy vendeve për zhvillimin e nismave ndërkufitare.
Në kuader te Programit Ndërkufitar ndërmjet ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, per fondet IPA II, dy vjet me pare u zhvillua projekti i perbashket Shqiperi-Maqedoni ne fushen e agrobiznesit per promovimin e produkteve bujqesore tradicionave ne zonat nderkofitare.