• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëri-Kosovë, më 24 prill në Vlorë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive

by Java News
12/04/2017 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 24 prill. në qytetin e Vlorës do të mbahet mbledhja e përbashkët e radhës e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ministri Bushati tha se me homologun kosovar bisedoi për bashkëpunimin politik, ekonomik dhe tregtar, por dhe atë që lidhet me çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën. Ai vuri ne dukje koordinimin efikas mes dy vendeve, për disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet sot për sot Kosova, por dhe Shqipëria dhe mjedisi kudo në rajon.

“Ne diskutuam me ministrin Hoxhaj dhe për hapat që po ndërmerr Kosova në përmbushjen e disa  angazhimeve kryesore të saj në sfondin e procesit të integrimit europian. Shqipëria mbështet aspiratën legjitime të Kosovës, si për procesin e liberalizimit të vizave, por dhe per transformimin gradual te Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri të vërtetë. Në këtë drejtim ne çmojmë bashkëpunimin e Kosovës me partnerët tanë strategjikë, sidomos me SHBA-në”, tha Bushati.

Kryediplomatët e dy vendeve biseduan dhe mbi përgatitjet që po bëjnë qeveritë respektive në vigjilje të Samitit të Triestes, ku do jetë një takim i katër vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet e BE-së që janë pjesë e Procesit të Berlinit. Si edhe në te shkuarën, theksoi Bushati, ne po përpiqemi të sinkronizojmë qëndrimet për projektet që miratohen, por edhe ato ekzistuese.

Në fillim të deklaratës së tij, ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj uroi për vendosjen në Tiranë të selisë së Fondit të Ballkanit Perëndimor, të cilën e konsideroi një arritje të madhe të diplomacisë shqiptare.  Fondi i Ballkanit Perëndimor, tha ai, krijon një kornizë të re të bashkëpunimit në rajon dhe duhet vlerësuar vendosja e tij në Tiranë.
Më tej, Hoxhaj tha se fokusi i takimit me Bushatin ishte organizimi i mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

“Nga janari i 2014-s kur u nënshkrua partneriteti strategjik mes dy vendeve është bërë një progres i madh në këtë drejtim. Volumi tregtar dypalësh është diku mes 200 milion eurove dhe bashkëpunimi ekonomik është shumë më i mire. Ka po ashtu bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe ka një listë të gjatë të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve që nga politika e  jashtme, e sigurisë, arsimit, turizmit, kulturës, etj, tha ministri Hoxhaj.

ma.me

Next Post
Basha me ambasadorët e SHBA dhe OSBE: Besimi i qytetarëve kthehet nga votimi elektronik

Izolimi nga ndërkombëtarët ose “Republika e re” e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com