• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shqipëri e Maqedoni, a do ketë protesta në shtator?!

by Ben Andoni
31/08/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Opozita po mundohet të përfitojë nga çdo hap fals i kryeministrit Rama. Dhe, realisht, çdo promovim i tij ndiqet nga paparacët e opozitës që tregojnë të kundërtën. Sa më shumë imazhe nga kryeministri, aq më shumë akuza ndryshe nga Opozita. Në Maqedoni, ndërkohë, sfida qëndron me qeverinë e re Zaev, që etiketohet me nofkat nga më përçmueset. VMRO, që prej kohësh është në opozitë dhe larg pushtetit, po mundohet me kritika dhe apele të ringjallë frymën e madhe të opozitarizmit. Shefi i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, pjesë e koalicionit “Mundemi”, ka pohuar se në Maqedoni ekziston ndarje e madhe me baza partiake dhe etnike, fetare, por dhe pozitës sociale dhe për këtë: “Qeveria, presidenti i shtetit dhe Parlamenti duhet të punojnë në integrimin e brendshëm, bashkimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kurse, Igor Janushev nga VMRO-DPMNE në fjalimin e tij e quajti kryeministër top-shop”, citohet MIA.

Jo shumë larg këtij perceptimi, por në kushtet tona, është edhe për kryeministrin Rama nga i gjithë fronti opozitar, ndërkohë që tema kryesore është dhe mbetet në këto ditë ajo e marrëveshjes detare me Greqinë. Pa marrë rol në këtë problematikë, ku duhet që në radhë të parë fjala t’u dëgjohet specialistëve të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit, është për të ardhur keq se flet një parti, që është ndarë keq me atë ligj dhe ku Gjykata Kushtetuese shqiptare ka bërë një nga interpretimet më patriotike të historisë së saj, duke e rrëzuar pikërisht dokumentin e nënshkruar prej saj.

Ndërkohë që shtatori vjen dhe si një justifikim i madh për PD dhe aleatët e saj në mënyrën sesi do të veprohet me Listat, ku procesi gjigand i filtrimit të emrave nuk është se lë shumë fusha interpretimi për Aleatët e saj të vegjël, që kanë menduar të strehohen aty.

Pra, ideja e protestave bie, përveç nëse shoqëria civile do të ngrejë kauza, ku politika të mos marrë rol. Por kjo është e pamundur sepse atëherë çdo proces shfryhet në Shqipëri, ose më mirë kështu ka ndodhur deri më tani. Për fat të keq, njerëzit janë shumë konfuzë sa i përket Covid-19, ku mund të eksperimentohej me këto protesta, ashtu si janë tejet të paqartë me vijën opozitare, që kundërshton çdo gjë dhe në një farë mënyre po përgatitet të ofrojë pikërisht atë që kanë bërë të gjithë paraardhësit e Djathtë e të Majtë: të justifikohet me paraardhësit deri në fund të mandatit të dytë. Këtu është dilema e madhe dhe e pakalueshme, kurse në Maqedoni kësaj i shtohet edhe “rritja” e popullaritetit të Zaev ashtu si Ramës në faktorin ndërkombëtar, ku këta të fundit nuk shohin shumë alternativa të besueshme përballë. Ndaj, protestat, sido që të jenë ato në Shqipëri e Maqedoni nuk mund t’i përfaqësojnë më njerëzit, që janë lodhur, por që më shumë nuk shohin alternativa në forca politike që kërkojnë vetëm pushtet. Dhe, lufta dhe kundërshtitë më të mëdha në këto kohë do të jenë thjesht dhe vetëm me brendësitë e partive dhe aleatët, ku këta do kërkojnë më shumë hapësirë për të mos u fshirë më. Dhe, Shqipëria e Maqedonia, nuk zhgënjejnë shumë në problemet e brendshme dhe jo më kot, Evropa, i ka lënë të dy vendet me një këmbë tek dera e BE-së. (Javanews)

 

 

Next Post
Mal i Zi/ Abazoviç zgjedh koalicionin me partitë pro serbe për qeverinë e re, Gjukanoviç në opozitë

Mal i Zi/ Abazoviç zgjedh koalicionin me partitë pro serbe për qeverinë e re, Gjukanoviç në opozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com