• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqetësimi/Serbia mund ta bëjë njëanshëm Asociacionin

by Java News
23/01/2017 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin politik, Belul Beqaj, vazhdimi i bisedimeve me Serbinë pas gjashtë vitesh negociatash nuk do të këtë asnjë kuptim nëse vazhdohet me platformë dhe përfaqësim të njëjtë.

Sipas tij, vazhdimi i bisedimeve në këtë formë, do të çojë në degradimin e Kosovës, derisa Serbia sipas tij po përfiton në raportet ndërkombëtare.

Beqaj beson se Serbia në të gjitha këto zhvillime, mund edhe të bëjë shpalljen e një anshme të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe më 15 shkurt.

“Nëse vazhdojnë bisedimet sikur deri sot me përfaqësim dhe platformë të njëjtë do të vazhdojë degradimi i Kosovës. Serbia i ka realizuar qëllimet e veta drejt përafrimit me BE.

Tash, kur pritet të hapet Kaptina 35, po taktizon duke përfituar nga momenti i paaftësisë së pushtetit të Kosovës dhe paqartësisë ndërkombëtare se çfarë do të sjellë politika e re amerikane, që mund të përfshijë edhe çështjen e Kosovës, meqë po aktualizohet gjithnjë e më shumë strategjia e krijimit të shteteve nacionale.

Kësaj ideje po i fryjnë edhe disa publicistë dhe analistë me ndikim brenda dhe jashtë. Prandaj, nuk është çudi që Serbia me 15 shkurt të shpallë njëanshëm AKS-në dhe pastaj do të ndërmarrë veprime tjera provokuese operative”, tha Beqaj.

 

Megjithatë, Beqaj vlerëson se negociatat për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve duhet të vazhdojnë, por se është i nevojshëm një rishqyrtim serioz.

Beqaj parashikon se pas datës 24 janar, datën për kur është paraparë edhe vazhdimi i dialogut, Serbia “mund të fillojë me lojën e vërtetë”.

“Bisedimet duhet vazhduar por ato nuk kanë kuptim nëse vazhdojnë si deri më tashti. Jemi në udhëkryq. Është koha për rivlerësim dhe rishqyrtim serioz.

Përndryshe, në vend të normalizimit të raporteve do të kemi keqësim të gjendjes meqë serbet po kërcënojnë me shpalljen e një anshme të AKS. Mund të ndodhë që loja e vërtete e Serbisë të fillojë pas takimit më 24 Janar.

Prognozoj se veprimet më intensive destruktive do të pasojnë shumë shpejt. Qeveria, bashkë me “miqtë ndërkombëtarë” duhet të rivlerësoj strategjinë dhe platformën negociuese dhe përfaqësimin e saj në procesin e negocimit por.

Kjo nuk mund të bëhet si duhet dhe me legjitimitetet të plot pa u mbajtur zgjedhjet e parakohshme, nëse eventualisht inkuadrohet edhe presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Serbisë në vazhdimin e bisedave do të nënkuptonte vazhdimin e pafund të dështimit të t yre në dëm të Kosovës”, ka deklaruar për KP Beqaj. (b.an)

Next Post
“Murgu” i Artan Fugës

Roboti idiot i votimit elektronik dhe thjeshtësia për ta manipuluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Afati deri më 31 mars/ Nga përllogaritja te rimbursimi, ekspertja zbërthen DIVA-n: Si mund të përfitojnë prindërit

March 6, 2026
Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In