• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shpresoj që Edi Rama të mos e kishte me Shkullakun!

by Mero Baze
17/10/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama, bëri sot një Fact–checking, pas një debati në studjon e Blendi Fevziut, me një nga polemizuesit kryesor në atë emision, Armand Shkullaku. Duhet të pranojmë që kjo është një praktikë e pazakontë, pasi zakonisht Fact–checking bëhet ndaj fakteve që thotë kryeministri apo një zyrtar i lart në debate publike, dhe jo ndaj atyre që thonë gazetarët.

Por meqë emisioni i Fevziut ka një format ku gazetarët nuk pyesin, po debatojnë, ka kuptim dhe ky gjest.

Nuk dua të bëj ndonjë komente për pështirosjen publike të prodhuar nga ky emision, pasi nuk është ndonjë kurth as për Ramën as për të tjerët. Të gjithë e kanë të qartë ku shkojnë dhe shkojnë të vetzhyten  në atë baltë, ndaj dhe duhet të na i kursejnë ankesat ndaj njëri tjetrit, pas emisionit.

Ajo që dua të nënvizojë është qasja e kryeministrit ndaj një fakti të pavërtet për të cilin Shkullaku këmbguli në emision.

Ajo që më tërhoqi vemendjen në polemikën e sotme të Edi Ramës, ishte për herë të parë goditja e një fenomeni hipokrit në shtypin qëndror shqiptar, në diferencën e qëndrimeve mes pronarëve të medias dhe gazetarëve të punësuar aty.

Kjo shkollë që në fakt është shkolla më gjobëvënëse e shtypit shqiptar, është e ngritur në perfeksion në Tv  Klan. Fal dhe kontributit të Edi Ramës dhe paraardhësve të tij, që nga Ilir Meta, Sali Berisha e Fatos Nano.

Stili gjobëvënës i TV Klanit, është, që pronari i TV Klan bënë biznese dhe pazare gjithë ditën me pushtetin dhe biznesmenet, dhe në të njëtën kohë, ka krijuar disa institucione zhurmeesish sic është emisioni Fevziut, ku gjoja ballafaqohen të vërtetat, por vetëm në nivel politik, jo aty ku ndodhin.

Edi Rama pjesën më cinike të reagimit, kishte pikërisht video dokumentarin e TV Klanit dhe ABC Neës kur ishte pronë e Tv Klanit e drejtohej nga Shkuallku, që lavdërohet inceneratori i Elbasanit. Natyrisht është dokumentar me pagesë. Eshtë një shumë e majme që pronarët e inceneratorit i kanë ofruar Aleksandër Frangaj, ndërkohë që një pjestar i rrethit familjar të tij është pjesë e këtij biznesi.

E njëjta gjë është dhe me rrethin e njerëzve që drejtojnë Top Channel-in por ata të paktën janë të sinqert dhe kanë politikë editoriale të qartë pro projektit të inceneratorëve dhe nuk bëjnë këtë lojën e Sandrit, që vet merr lekët nga ky biznes, ndërsa gazetarët e tij ngrejnë pikpyetje, shpesh dhe të pasakta për atë që ndodh.

Kjo shkollë gjobëvënie e Tv Klanit, ku një emision bën policin e keq, dy bëjnë të mirin dhe pronari bën parambledhësin, është identiteti i atij televizioni dhe përdhunimi i gazetarisë, opozitarizmit, bile dhe proqeveritarizmit në media.

Në këtë aspekt, janë tërësisht të pangjashëm. Vetëm tek ata ndodh që gjithë produkti televiziv përdoret që ti bjerë telefoni pronarit nga ndonjë biznes i madh apo qeveritar, dhe ai pastaj të menaxhojë situatën kudrejt pagesave. Vetëm Frangaj ka arritur ti trajtojë prduketet e veta televizive si qenë gjahu që i sjellin atij prehën në pritë.

Në këtë aspekt, unë jam gati ta mbroje Shkullakun për pasaktësinë e tij rreth inceneratorit të Elbasanit, nëse e ka pas nga mungesa e informacionit, por nuk mund ta justifikoj të qënurit pjesë e një medie korruptive, kur e di që pronari i medies,  është dhe pak pronar dhe shumë përfitues i asaj për të cilën ti po flet.

Armando Shkullaku nuk ka lidhje personale me inceneratorët, nuk është përfitues prej tyre, dhe ka gjithë të drejtën të hetoj atë kontratë dhe funksionimin e saj. Por nëse dëshrion ta bëj, duhet të ulet ta bëj vet. Atëhere do ti dal para pronari i tij dhe shokë të tij, e pastaj duhet të marrë një vendim se cfarë duhet të bëj.

Kjo panorama  opozitare tek Fevziu dhe pastaj gostia pas darke, janë në fakt identiteti i vërtet korruptiv i TV Klanit, i cili përpiqet të duket proqeveritar, pasi ka një emision lajmesh konformist propagandistik dhe pastaj ka një sër emisionesh lincues progandistik, si për ti treguar, se Sandri e ka shumë të vështirë ti përmbaj “kollosët” e vet në rresht, po nuk pagoi qeveria apo biznesi.

Edi Rama e kishte drejtuar prozhektorin pikërisht tek kjo pikë. E meqë e ka cuar aty, duhet të njohë dhe krimet e veta në këtë histori, pasi ai dhe paraardhësit e tij, e kanë prodhuar këtë fenomen. TV Klan dhe media e madhe shqiptare, është një piramidë që shkërmoqet, nëse kryeministri i këtij vendi, kushdoqoftë ai, nuk u hap telefonin pronarëve të tyre. Por meqë tani është vonë për këtë gjë, është mirë që letrat të mos hapen, vetëm kur kap ndonjë gënjeshtër të Shkullakut. Ai të paktën nuk të vjen në zyrë për ndonjë nder. Problemi janë ata dy të tjerët q ë pas emisionit të Shkullakut, vijnë për nderin e rradhës e të shfajësohen pa ua kërkuar se nuk kemi “cfarë ti bëjmë atij Shkullakut se ja futi kot”.

Next Post
Turqia zbulon rezerva të reja gazi në Detin e Zi/ Erdogan: I dhamë kombit tonë lajmin më të mirë! Burimi më i madh…

Turqia zbulon rezerva të reja gazi në Detin e Zi/ Erdogan: I dhamë kombit tonë lajmin më të mirë! Burimi më i madh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

Kryepolici Hita pritet në Romë nga homologu Pisani, temë diskutimi lufta ndaj trafiqeve, krimit të organizuar dhe kibernetik!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In