• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpresë te Trump për Assange dhe WikiLeaks?

by Java News
14/11/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjen e Donald Trumpit si president luajti rol edhe një godinë gjashtë-katëshe në një lagje luksoze të Londrës, Knightsbridge. Përballë qendrës tregtare Harrods ndodhet në katet e fundit Ambasada e Ekuadorit. Këtu ndodhet në emigracion, themeluesi i Wikileaks, Julian Assange.

Publikimet e Wikileaks për kandidaten demokrate Hillary Clinton ushtruan presion të vazhdueshëm mbi të. Ndoshta vetëm me presionin amerikan, ambasada ekuadoriane i bllokoi lidhjen e internetit të ftuarit të saj, Assange, në mes të tetorit. Por Wikileaks nuk është vetëm Julian Assange.

Publikimet vazhduan. Vetë Julian Assange në një deklaratë sqaron se as ai, dhe as Wikileaks nuk kanë ndonjë interes për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Pasi që të dy kandidatët janë shprehur negativisht kundrejt zbuluesve të informacioneve të tilla. Me shumë dëshirë ne do të kishim publikuar edhe dokumente për Trump dhe ekipin e tij po të kishim, ka thënë Assange.

Pas zgjedhjeve në SHBA, tanimë në frontin juridik ka lëvizje: Të hënën (14.11) kryegjykatësja në Stokholm, Ingrid Isgren e shoqëruar nga një polic suedez do të qëndrojë në ambasadën e Ekuadorit.

Qëllimi: marrja në pyetje e Assange lidhur me akuzën e përdhunimit, që vazhdon prej gjashtë vjetësh, por që nuk është ngritur ende në aktakuzë. Marrja në pyetje është pjesë e hetimeve të filluara në vitin 2010.

Një prokurore e mbylli njëherë çështjen, por prokurorja tjetër, Marianny Ny nga Göteborgu e rihapi atë. Duhet thënë se kodi penal suedez për veprën penale me sfond seksual është me një diapazon të gjerë interpretemi.

Gruaja, mbi të cilën bazohen edhe parahetimet nuk është ndjerë asnjëherë e kërcënuar nga Assange, për dhunë po ashtu nuk është folur. Mjaftonte vetëm thënia e saj, se gjatë natës së dashurisë, në një gjendje gjysmë gjumi është zhvilluar edhe njëherë marrëdhënie seksuale pa kondom. Kur kjo grua shkoi në polici në gusht 2010 kërkonte vetëm të këshillohej, se si Assange të bënte një test HIV.

Urdhërarresti evropian, për shkak të të cilit Assange u detyrua të ngujohej në Londër prej 2160 ditësh, i shërben vetëm marrjes në pyetje të Assange. Me këtë proces do të shfuqizohej edhe urdhërarresti, por Assange nuk mund të ndjehet i sigurtë edhe pas kësaj.

Avokatja e tij, Melinda Taylor theksoi për Deutsche Wellen se arsyeja për kërkimin e azilit në Ambasadën e Ekuadorti nuk është procesi në Suedi. “Ai është në këtë ambasadë, sepse as Suedia e as Britania e Madhe nuk donin të garantonin, që nuk ka për t’u ekstraduar në SHBA.

Ky rrezik mbetet, pavarësisht marrjes në pyetje apo urdhërarrestit europian.” Ajo mendon se administrata në Uashington në javët që i kanë mbetur do të investojë më shumë energji në arrestimin e Assange.

Edhe pse në SHBA ende nuk ka zyrtarisht një aktakuzë, dokumente të shumta vërtetojnë se Ministria e Drejtësisë në SHBA heton kundrejt Assange dhe Wikileaks. Informanti i Wikileaks, Chelsea Manning u dënua me 35 vite burg për dorëzimin e informacionit. Shqetësimi i avokates Taylor më sa duket nuk është pa bazë.

Nikolaos Gazeas, ekspert për të drejtën ndërkombëtare i thotë Deutsche Welles, se ndryshe nga kërkesat për esktradim, një e ashtuquajtur kërkesë për arrestim funksionon shpejt dhe pa pengesa burokratike. Gazeas nuk i duket e pamundur që “amerikanët një lloj kërkese të tillë ta kenë gati në sirtar për ta vënë në faks kur të duan.”

Mediat sociale janë të mbushura me thirrje ndaj presidentit të ri për faljen e Assange. Melinda Taylor thotë se do të ndihmonte edhe thjesht ndryshimi i politikës amerikane kundrejt Whistleblower. Jo vetëm Assange, por edhe Snowden e Manning kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shpërndarjen e informacioneve të rëndësishme në interes të publikut. “Whistleblower duhet të mbrohen”, kërkon avokatja Taylor. Përgatiti ”DË”. (b.an)

Next Post
Akuza për korrupsion, prokuroria kërkon dt vjet burg për gjyqtarin Hoxha

Akuza për korrupsion, prokuroria kërkon dt vjet burg për gjyqtarin Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In