• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shpresë për shqiptarët pa shtetësi, Maqedonia e Veriut regjistron popullsinë

by Java News
22/08/2021 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që nuk kanë nënshtetësi sepse vendi fqinj ka refuzuar t’i njohë deri më sot si shtetasit e tij, duket se do të shohin më në fund dritë në fund të tunelit. Pas anulimit të regjistrimit të popullsisë i cili të faktonte për herë të parë se sa shqiptarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut, qeveria në Shkup ka vendosur që në shtator ta bëjë regjistrimin e popullsisë. Ai 20 vjet pas regjistrimit të fundit, të realizuar në vitin 2002.

Regjistrimi do të realizohet pavarësisht rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Ai duhej të mbahej në prill, por pikërisht për shkak të pandemisë ishte shtyrë për në shtator. Operacioni statistikor pritet të realizohet nga 5 deri më 30 shtator, por Enti Shtetëror i Statistikës, ka bërë të ditur për mosinteresimin e duhur të regjistruesve në terren.

Edhe dy javë deri në fillimin e regjistrimit, ka nevojë edhe për rreth 700 regjistrues.

“Interesimi nuk është i madh”, thotë zëvendësdrejtori i Entit të Statistikës, Ilmi Selami, përkundër faktit se një regjistrues për angazhimin 20-ditor do të paguhet me rreth 730 euro. Në regjistrim, do të përfshihen përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike.

“Problem kemi në përfshirjen e të gjitha entiteteve, por mosinteresimi është i madh te maqedonasit dhe shqiptarët. Numri i përgjithshëm i regjistruesve është 5,550 ndërsa deri tani janë paraqitur diku 4,850 persona. Ne regjistrimin mund ta realizojmë edhe me këtë numër të regjistruesve, por që të jemi më komod në realizimin e këtij procesi, ne insistojmë në plotësimin e numrit të planifikuar, me qëllim që regjistruesit në terren të mos punojnë nën presionin e kohës apo të detyrës së shtuar e kështu me radhë”, thotë Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit të Statistikave.

Ai shton se të gjithë regjistruesit do të punojnë në terren, bazuar në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga pandemia, kështu që përjashton çdo mundësi që kësaj radhe të shtyhet regjistrimi.

“Unë mendoj se janë shterur të gjitha arsyet e mosmbajtjes së regjistrimit, apo për shtyrje të regjistrimit dhe duke marrë këto parasysh dhe ligjin që tashmë është në fuqi, do të thotë çdo arsye, çdo shkas apo shkak nga ndonjë subjekt politik apo qoftë ai shoqëror, më nuk mban. Regjistrimi do të fillojë më 5 shtator. Deri te nisja e këtij operacioni kanë mbetur edhe disa ditë dhe shpresojmë se me sukses do të përfundojë më 30 shtator. Besojmë se pas 20 vjetësh do të kemi një regjistrimi të suksesshëm”, ka deklaruar Selami.

Lajmin se regjistrimi nuk do të shtyhet e konfirmon edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Ai beson se procesi do të mbështetet edhe nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, me kërkesë të së cilës regjistrimi ishte shtyrë për në shtator.

“Ne nuk duhet të mendojmë për shtyrjen e regjistrimit, është obligimi ynë që duhet ta bëjnë. Në këtë proces janë të përfshirë të gjithë, edhe opozita me kërkesat e saj që tashmë janë pjesë e ligjit. Le të bëjmë një regjistrim, sepse është një operacion statistikor që është thelbësor për të gjitha planet dhe sfidat tona ekonomike që kemi para nesh. Dhe së fundi, pas 20 vjetësh, të bëjmë operacionin statistikor”, ka deklaruar kryeministri, Zoran Zaev.

Next Post
Amerika del nga skena, Europa frikësohet për pasojat

Amerika del nga skena, Europa frikësohet për pasojat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In